Dita e
1851

Zhdukja e kafshëve të egra; Matilda: “Kafshët e egra i ka zhdukur Rigelsi”

kasfsh-egra-20.3Tema e dytë e ‘Big Story’ kishte bënte me kafshët e egra. Kjo temë, që në fillim e frymëzoi Matildën të ngacmohej me Rigelsin, duke i thënë se tema ishte për të, pasi “ai ka zhdukur kafshët e egra”. Kaq u desh, që të gjithë të ngacmonin Rigelsin. Jona gjithashtu, nuk mund të linte t’i shpëtonte një rast i tillë. Rigelsi mori gjithçka me sportivitet, duke e kthyer në shaka. Ajo që ktheu në shina situatën, ishte Mikela, e cila u bëri pyetje banorëve se mos ndoshta, afrimi i njerëzimit me habitatet ku jetojnë kafshët po ngushtohet, duke u lënë atyre më pak hapësira për të jetuar të qeta.

Banorët nisën të japin mendimin e tyre lidhur me këtë, por sipas Valerit, ky ishte nje fenomen boteror dhe jo i kufizuar në Shqipëri. Ai shtoi se ligji i vendosur nga shteti në lidhje me ndalimin e gjuetisë , është një ligj që do të ndihmojë sado pak zhdukjen e atyre kafshëve. Një shkak tjetër sipas tyre, është edhe prerja e pyjeve. Ata nxjerën si konkluzion, se vetëm ligji me sanksionet përkatëse, mund të jetë zgjidhja kryesore e këtij problemi.