Dita e
1756

Zhaku: “Valeri s’bën asgjë veç spektakleve”; Arditi: “Valerit i është djegur filmi”

ardit-per-val-3.4.Juliana e Zhaku ndodhe në oborr e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin në lidhje me Valerin, lojën e tij dhe marrëdhënien e tij me banorët e tjerë. Zhaku mendon se të flasësh me Valerin,është humbje kohe dhe se ai nuk di për çfarë të diskutojë tjetër veç “spektakleve” që organizon. Ndërsa Juliana thotë se ai tashmë është duke diskutuar për marrëdhëniet që ka pasur më parë me banorët e tjerë, duke i komentuar ato herë pas here. Ajo tregon se ia ka thënë gjërat në sy, por atij i ka mbetur hatri.

Më pas të dy flasin për debatet që bëhen në shtëpi mes banorëve, për të cilat Juliana thotë se preferon të qëndrojë e tërhequr, ndërsa Zhaku mendon se banorët nuk dinë të debatojnë.
Pak minuta më vonë, pasi Zhaku largohet për të fjetur gjumë, Juliana shkon në kuzhinë dhe më pa edhe Aediti. Ndërkohë që merret me sistemimin e enëve në kuzhinë, Juliana tregon për sjelljen e Valerit karshi saj, duke i thënë se ai ka bërë disa veprime me kunja kundrejt saj. Ndërsa Arditi mendon se Valeri nuk ka më se me çfarë të merret e po mundohet të përfshihet qoftë edhe kot në ngjarjet e shtëpisë. “Valerit tashmë i është djegur filmi”, shprehet Arditi.
Ndërkohë, ai e qetëson Julianën, duke i thënë që të mos ndihet aspak keq nga fjalët e Valerit pasi e rëndësishme për të është qëndrimi i saj në shtëpi edhe pas kësaj jave dhe shpëtimi nga eliminimi, ndërsa këto situata mund të zgjidhen shumë lehtë.