Dita e
1794

Zbulohet e dashura e re e Ermalit të BB, studentja 20-vjeçare e Farmacisë

ermali1-293x300Historia e re e dashurisë së Ermal Merdanit të BB5, duket se është nga ato lidhjet e qeta dhe me këmbë në tokë për ish-misterin që mori pjesë në lojën e “Big Brother 5”. Pavarësisht se Ermali ka më shumë se 1 muaj që shoqërohet me vajzën brune, kuriozitetin se kush është vajza me të cilën ai shoqërohet mund t’jua shuajmë me këtë foto, të cilën ata e kanë realizuar gjatë një fundjave duke u argëtuar në një nga club-et e Tiranës. Vajza quhet Aurora, është 20 vjeçe dhe është studente e degës së Farmacisë. Historia e re e dashurisë së tij lindi rastësisht në një sallë dhurimi gjaku. Ermali pohon se “është një vajzë që unë e vlerësoj dhe më pëlqen shumë”.

Më tej ai tregon për mënyrën e njohjes ndërsa shprehet: “Kemi një muaj që jemi njohur rastësisht në një nga ambientet ku unë po dhuroja gjak për njerëzit që kanë nevojë. Aurora, si një studente e Farmacisë, ishte e pranishme aty. Pikërisht aty filloi njohja mes nesh. Pastaj jemi takuar bashkë përsëri dhe me pëlqimin e të dyve krijuam këtë histori”. Në lidhje me pyetjen se çfarë i pëlqen tek ajo, Ermali përgjigjet: “Tek Aurora më pëlqejnë shumë gjëra. Është person pozitiv, e qetë, është e thjeshtë dhe studion. Pra është simpatike”. Ndërkohë që nuk heziton të japë komente dhe për këndvështrimin e tij në lidhje me bukurinë e saj: “Po është e bukur,  brune, e gjatë..”. Pyetjes nëse ka rënë në dashuri me të, apo bëhet fjalë thjesht për një pëlqim, ai i përgjigjet: “Them që është një pëlqim, që më vonë do të kalojë në dashuri…”.

Gjithsesi deri tani, bashkëjetesa apo vendime të tilla serioze mund t’ia lërë kohës, përderisa për momentin i është përkushtuar karrierës politike, ndërsa ka marrë postin e kryetarit të Forumit Rinor Demokristian të Partisë së Nard Ndokës. Ermal Merdani bën një jetë të ekspozuar, ndryshe nga ajo, pasi shfaqet në programin “Tjetri” në “Top Channel”. Po a e ka problem Aurora rolin e tij të provokuesit apo shpërqendruesit të konkurrenteve femra në lojë? “Po, jam pjesë e emisionit ‘Tjetri’,  ku kam rolin e shpërqendruesit. Por, për pyetjen që më bëni mund të sqaroj se unë aty jam në rol, dhe nuk ka pse ajo ta ketë problem. Gjithsesi, emisioni “Tjetri” është fantastik, sepse përveçse fitohet, ka dhe shumë argëtim. Prandaj ajo më kupton çfarë unë bëj në atë emision”, thotë Ermali. /panorama/