Dita e
1794

Venecia, Genta e BB5 fejohet me mikun e Torres

Pas ndarjes së dhimbshme të cilën e përjetoi me shumë skandale nga Rubens Shehu dhe romancës së shkurtër me Emilianon, Genta është hedhur në krahët e një biznesmeni gjë të cilën e dëshironte që në fillim, ku edhe vet e pohoi në një intervistë dhënë së fundi se dëshironte një të dashur me lekë.

 

 

 

 

 

Drejt Italisë ajo nuk ka udhëtuar e vetme, pasi atje e ka pritur miku i saj Torosi i cili i ka bërë gjatë gjithë kohës shoqëri vajzës së BB, madje nuk e ka lënë as të heq keq këtë kohë pasi i ka prezantuar mikun e tij më të mirë, i cili ia ka paguar biletën që të shkojë në Itali, Gentës.

 

 

 

 

 

 

Pas ndarjes së dhimbshme të cilën e përjetoi me shumë skandale nga Rubens Shehu dhe romancës së shkurtër me Emilianon, Genta është hedhur në krahët e një biznesmeni gjë të cilën e dëshironte që në fillim, ku edhe vet e pohoi në një intervistë dhënë së fundi se dëshironte një të dashur me lekë.

Djaloshi i cili ia ka vjedhur zemrën Gentës quhet Erges Domi, është nga Shijaku, jeton në Venecia dhe është pronar restorantesh.

Genta është shumë e dashuruar, kishte nevojë të qetësohej pas abortit, thonë miqtë e saj, derisa së bashku me Torosin dhe të dashurin e saj Erges Domi shumicën e kohës e kanë kaluar duke lundruar me gondola.

Burime të gazetës tregojnë se, Genta ka vendosur që me Ergesin edhe të fejohet, por për momentin e mbajnë të fshehur lajmin…