Dita e
1851

Valeri për Enkelejdin: “Më pëlqen shpirti i tij, që jam unë”

vale-gay-18.3Valeri është vënë në qendër të bisedës nga vajzat e shtëpisë, të cilat i drejtojnë pyetje provokuese në lidhje me Enkelejdin. Nevila e pyet nëse ai do të bëhej xheloz, sikur ajo ta pëlqente shumë Enkelejdin. Valeri i përgjigjet se nuk ka asnjë sfidante aty brenda, pasi ai nuk mund të zëvendësohet me asnjë. Jona e pyet nëse është hera e tij e parë dhe Valeri bën sikur mendohet , pasi ‘ka fjetur më parë edhe me tre meshkuj të tjerë’ dhe tashmë është i paqartë.

Nevila e pyet se çfarë i pëlqen tek ai. Valeri duke pulitur qerpikët shpesh u tregon, se i pëlqen shpirti i tij, që është ai vetë. Vajzat nisin të qeshin. Valeri, i cili e ka marrë shumë seriozisht personazhin që i ka vendosur vetes, bën të largohet nga vajzat me arsyen se ato nuk po e marrin seriozisht rrëfimin e tij. Mirëpo, vajzat duan ende ta pyesin për shumë gjëra. Jona bën disa pyetje lidhur me pëlqimin e tij ndaj Enkelejdit dhe anasjelltas.

Valeri jo vetëm që përgjigjet me dashamirësi pyetjeve të saj, por madje nis edhe të bëjë veprime femërore, për të qenë sa më bindës në historinë e tij me Enkelejdin. Fatjoni vjen drejt tyre, duke i thënë se ai nuk po e njeh më dhe nisin të qeshin të gjithë bashke, duke u futur brenda ambienteve të shtëpisë.