Dita e
1828

Vajzat ankohen për cigaret: “Do merremi me sport”

vajzat-x-cigaret-10.3Ashtu siç pritej, vajzat që konsumojnë cigare nuk kanë pritur shumë, që të ankohen për mungesën e tyre. Nevila dhe Violeta pinë cigare në oborr, duke biseduar në lidhje me dënimin për mospirjen e duhanit, apo se çfarë do të bëjnë gjithë javën pa cigare.

Nevila është e mendimit që ato të rrinë larg personave që pinë duhan, por Viola mendon se djemtë do ua bëjnë për inat dhe do të pinë cigare në sy të atyre. Nevila thotë që do të rrinë me Enkelejdin dhe Arditin, pasi ata të dy nuk e pinë cigaren.
Ajo përjashton Fatjonin, pasi mendon se ai edhe pse nuk e pi cigaren, këtë javë do ta pijë vetëm nga inati i Julianës. Por Violeta mendon se edhe Arditi do të pijë cigare, për inatin e saj.

Violetës i duket shumë e vështirë ideja sesi vajzat do të durojnë pa cigare. Ajo është e mendimit që të bëjnë më shumë sport dhe të ushtrohen në palestër, pasi në këtë mënyrë heqin mendjen nga cigarja.
Vajzave u bashkohet edhe Matilda. Ato i thonë Matildës të pijë sot çfarë cigaresh ka, pasi nesër nuk do të kenë më mundësi të pijë cigare.

Më pas vajzat flasin për mënyrën e veshjes. Matilda shprehet se kur është e lumtur vishet me ngjyra të çelura, ndërsa kur është e mërzitur vishet me ngjyra të errëta.