Dita e
1548

Sqarohet letra që Elona i shkroi Rikes. Rikja lë shtëpinë e Big Brother.

iken-rikja

Arbana fton banorët që të shohin një klip i cili flet për Riken dhe Elonën. Situata ka të bëjë me letrën që Elona i shkroi Rikes disa javë më parë për të cilën u penaliziuan. Në klip duket momenti kur Elona i shkruan letër Rikes dhe bisedat që rrodhën pas saj. Arbana pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë Riken se çfarë kishte shkruar Elona në atë letër. Rikja thotë që nuk mund ta thotë sepse është diçka personale e Elonës. Elona në këtë moment ndërhyn dhe nis të shpjegojë se ajo letër ka të bëjë me historinë e saj familjare dhe nuk ka të bëjë aspak me të. Sipas Rikes dhe Elonës banorët e kanë keqkuptuar marrëdhënien e tyre të afërt. Arbana e pyet se pse nuk mudn ta thoshte kur të dilte jashtë, por duhet ta kishte kaq me ngut. Elona e pranon që atë letër e ka shkruar në momentin e gabuar por thotë që ishte diçka tejet personale. Banorët e tjerë japin mendimin e tyre në lidhje me situatën e zarfit që ajo shkroi dhe të paragjykimeve që nisin si pasoj e këtij veprimi. Ata argumentojë se moshpjegimi i Elonës ndaj tyre, i çuan ata të mendonin të tilla gjëra për të.

Menjëherë pas kësaj Arbana thërret zarfin, për banorin i cili duhet të lërë menjëherë shtëpinë. Ajo lexon zarfin dhe vendimi i publikut është që banori që duhet të lërë shtëpinë është Rikja. Pasi ajo përshëndetet me banorët tepër e emocionuar largohet. Pas daljes së Rikes, Elona përlotet por banorët e qetësojnë. Arbana njofton edhe banorët se janë katër, banorët që do të shkojnë në finale dhe njëri prej tyre do të largohet sot nëpërmjet një televotimi i cili do të zgjasë pak momente. Banorët japin arsyet se përse duhet të shkojnë në finale.