Dita e
1794

Sondazhet, fitues i “Big Brother 6”, Anaidi ose Elona

0709b__Debat-Anaid-ElonaElona apo Anaidi, kush do të jetë fituesi i “Big Brother 6”, që do të shpallet sot në mbrëmje në finalen e madhe që do të nisë të transmetohet në orën 21:00 në ekranin e “Top Channel”. Duket se në betejën e votave që do përpiqen të mbledhin katër finalistët e këtij edicioni: Elona, Anaidi, Iliri dhe Shpendi sipas sondazhit në faqen zyrtare të “Big Brother”pyetjes: “Cili është i preferuari juaj për fitoren e ‘Big Brother 6’”, publiku i është përgjigjur me vota konkurruese mes Elonës dhe Anaidit.

Deri tani, sondazhi nxjerr fituese Elonën me 47% të votave, për t’u pasuar nga Anaidi me 42%, dhe për t’u ndjekur me një diferencë të madhe nga Iliri me 8% dhe Shpendi i fundit me 3% të votave. Ky sondazh i publikut nxjerr fituese Elonën, ndërkohë që ish-fituesit e të gjitha edicioneve të “BB”-ve dhe ish-banorët e këtij edicioni të “BB6” parashikojnë si fitues Anaidin, që mund të pasohet nga Elona në vendin e dytë, ndërsa për Ilirin dhe Shpendin parashikojnë po ashtu përqindje të ulët votimesh.

Gjithsesi, le të presim natën e sotme për pritur fituesin mes Elonës, 27-vjeçares të ardhur nga Parisi me profesion stiliste, Anaidit po ashtu 27 vjeç nga Tirana, i cili ndjek studimet për Gazetari. Natyrisht që, pavarësisht parashikimeve, nuk përjashtohen si fitues edhe Iliri, 27 vjeç gjithashtu, i cili ndjek studimet për Arkitekturë në Firence, dhe Shpendi 30-vjeçar nga Prishtina, i divorcuari i “BB 6”, i cili menaxhon një biznes privat.