Dita e
1794

Rigelsi pseudonime për banorët, vajzat “e rrahin”

rigels-vs-vajzat-19.3Banorët qëndrojnë në dhomën e gjumit në katin e dytë, duke bërë shaka me njëri-tjetrin. Jona dhe Matilda fillojnë të ngacmojnë Rigelsin, sepse ai përdor shumë batuta dhe të gjithë banorët i thërret me pseudonim.

Vajzat e pyesin me radhë për të gjithë banorët dhe qeshin me përgjigjet e Rigelsit. Violetën e quan macja e bardhë, kurse Esidën macja e zezë, Violeta qesh me etiketimin e Rigelsit. Ai vazhdon për banorët e tjerë, Mikelën e quan lesbikja, Esterinën kocka, Jonën e quan merimanga, Nevilën vëllaçko, Valeri sinjorita, kurse banorët qeshin tërë kohës.

Jona e pyet për Fatjonin, Rigelsi thotë “40 vjeç i virgjër”, kurse Fatjoni ia kthen: “Ta dhashë provën, kështu që nuk flet dot”.
Jona vazhdon të ngacmojë Rigelsin për pseudonimet e banorëve dhe ai me shaka vazhdon, Meridianin e quan kokëmadhi, Enkelejdin gorilla, kurse Arditin e quan Skrapi, si personazhi i portokallisë.

Rigelsi u kërkon vajzave të mos ta ngacmojnë më, duke thënë se atij i vinë më mirë batutat në mënyrë spontanë, të paramenduar.
Jona bën batutat e saj në lidhje me partneritetin që ka me Rigelsin duke i thënë: “Po të mos ishim partner bashkë, unë nuk do të kisha njohur dhe nuk do të kisha vënë re që ti nuk mbush mirë, pasi me zënkat tona kemi rënë në sy”.
Jona dhe Rigelsi fillojnë të ngacmohen me duar, derisa ai e merr në krahë dhe e rrotullon nëpër dhomë. Jona qesh dhe bërtet, ndërsa Fatjoni dhe Matilda ndërhyjnë ta mbrojnë atë.

Më pas Jona, Viola dhe Matilda “rrahin” me shaka Rigelsin, kurse Fatjoni qesh me vajzat. Rigelsi kërkon ndihmë nga Fatjoni, duke i thënë: “Bëhu njëherë burrë në jetën tënde”, por ai nuk ndërhyn.
Vajzat ndjekin nëpër dhomë Rigelsin dhe mundohen ta kapin, por ai kërcen nëpër krevatet e banorëve dhe u shpëton atyre. Fatjoni u bashkohet vajzave dhe të gjithë bëhen kundër Rigelsit.

Banorët argëtohen dhe qeshin, teksa Rigelsi bën sikur është boksier. Ai mburret dhe u thotë banorëve: “Katër jeni dhe nuk më kapni dot”, Matilda e quan të çmendur, kurse Violeta shprehet: “Ua kam thënë që nga fillimi se këtu kanë futur psikopatë”.