Dita e
1794

Nevila dhe Viola pastrojnë shtëpinë dhe realizojnë me sukses provën

shijojne-mwngjesin-10.3.Të gjithë banorët janë duke fjetur gjumë dhe bashkë me ta edhe Arditi me Jonën tashmë, pas bisedash të shumta me njëri-tjetrin.

Të vetmet që vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar, janë Viola dhe Nevila.
Të dyja vajzat merren me pastrimin e shtëpisë, duke filluar nga banja dhe duke vazhduar me gjithë shtëpinë.
Ato ndahen në ambiente të ndryshme, në mënyrë që t’i përfundojnë punët më shpejt. Kështu, Nevila vazhdon të merret me pastrimin e oborrit, ndërsa Viola shkon në kuzhinë dhe merret me sistemimin e enëve dhe pastrimin e ambientit përreth.

Nuk kalon shumë kohë dhe dëgjohet sinjali nga Vëllai i Madh për fillimin e provës së koshave. Viola shkon menjëherë drejt koshave për të ndërruar qeset dhe për t’i hedhur mbeturinat sipas kategorive përkatëse.

Ndërkohë që Viola merret me ndarjen e mbeturinave, Nevila vazhdon të merret me pastrimin e oborrit. Ndërsa më vonë, të dyja vajzat shkojnë në kuzhinë dhe dalin në ambientin afër pishinës për të ngrënë mëngjesin nën rrezet e diellit.

Vetëm pas pak minutash, dëgjohet sërish sinjali, këtë herë për t’i njoftuar banorët se koha për përfundimin e provës ka përfunduar. Provë të cilën vajzat e kanë realizuar me sukses.