Dita e
1548

Nevila: “Beso atë që shikon”; Jona: “Duhet të besoj që Arditi e Xhuli po lidhen?”

beso-shikon-3.4.Meridiani, Zhaku dhe Esida ulen për të ngrënë në kuzhinë ushqimin që kanë gatuar, ndërsa të gjithë banorët e dhomave të gjumit grumbullohen në ambientin e mbuluar afër oborrit.
Aty shkojnë edhe Jona e Arditi, duke marrë pjesë në bisedat e shakatë mes tyre.

Pas pak Arditi del në oborr me Katerinën e të dy fillojnë të bisedojnë për banorët, ndërsa Katerina i tregon për mënyrën e ftohtë me të cilën ajo dhe Lori janë pritur nga vajzat e tjera, të cilat edhe pas kaq ditësh, po mundohen ende t’i mbajnë larg ngjarjeve të shtëpisë, sipas saj.

Ndërkohë, në dhomat e gjumit janë fikur dritat, por banorët vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar.
Në dhomën e katit të dytë ndodhet tashmë Jona dhe Nevila, të cilat fillojnë të bisedojnë pas kërkesës së Nevilës. Ajo thotë se kërkon t’i japë disa këshilla, ndërsa fillon të thotë se nuk i pëlqen që po ndikohet nga të tjerët. “Këtë ia thashë edhe Arditit për ty”, i thotë Nevila, ndërsa Jona e shikon si dobësi tek vetja faktin që krijon shumë besim tek të tjerët.
Nevila i bën të ditur se nuk mund t’i tregojë biseda konkrete dhe se ajo vetë nuk ka aspak lidhje me situatën e krijuar, por e këshillon që të besojë vetëm ato që shikon dhe të mos dyshojë e të ndikohet nga të tjerët.
Ndërsa Jona i tregon se nëse do të ndjekë këshillën e saj, atëherë duhet të dyshojë në një lidhje që po krijon Arditi me Julianën, pasi ajo nga sjelljet dhe gjestet e tyre, këtë ka parë, pavarësisht se Arditi i thotë të kundërtën. “Pikërisht, beso atë që ti shikon”, vazhdon t’i thotë Nevila.
Ndërsa Jona i tregon se si ka qenë marrëdhënia mes saj dhe Arditit që në fillim dhe se si ai me kalimin e kohës filloi të krijonte afrimitet me Julianën, por ai nuk e pranon ende se mund të krijohet një lidhje mes tyre. Jona tregon se Arditi dhe Juliana janë njohur që jashtë dhe se i ka pëlqyer, ndërsa Nevila thotë se nuk e ka ditur këtë fakt.
Ajo komenton marrëdhënien e Julianës me Arditin, ndërkohë që thotë se pozicioni i Valerit mes atyre të dyjave nuk po i pëlqen aspak, pasi edhe Julianës edhe Jonës i thotë se mendon që Arditi e pëlqen.