Dita e
1851

Matilda-Fatjonit: “Banorët mendojnë se do dalësh ti sonte”

mati-dhe-fati-7.3Matilda i tregon Fatjonit se shumica e banorëve, kanë bindjen se Fatjoni është ai që do të lerë shtëpinë sonte. Fatjoni qesh, duke vazhduar të tregojë siguri tek vetja. Sipas tij, ata shpresojnë që ai të dalë se kanë “frikë”, pasi po kthehet në personazh të fortë. “Ata duan të mbajnë afër njerëz si Esterina apo të tjerë sa për të pirë cigare apo të flenë gjumë” arsyeton ai.

Esterina del në oborr dhe i bashkohet çiftit, të cilët nisin të flasin në lidhje me lojën. Fatjoni e provokon Esterinën se ka dëgjuar disa histori për të, gjatë kësaj jave. Esterina, e cila e kuptoi që nuk ishte serioze, qesh duke e kundërshtuar se asgjë nga ato që mund të ketë dëgjuar, nuk ka lidhje me të. Matilda largohet, ndërsa Fatjoni dhe Esterina vazhdojnë bisedën lidhur me lojën brenda shtëpisë.