Dita e
1794

Matilda-Fatjoni në një krevat, thashetheme për banorët

mati-fati-bashke-19.3Fatjoni shtrihet të flejë gjumë, ndërsa Matilda shkon tek krevati i tij. Ajo e pyet se çfarë ka që po sillet ashtu, duke i thënë se tërë ditën nuk i ka dhënë farë rëndësi.
Fatjoni e mohon këtë gjë dhe nga ana e tij, e pyet Matildën nëse u bë xheloze kur erdhi në tualet, dhe pa atë me Julianën. Matilda e pyet se çfarë folën, pasi i ka parë nga larg që kanë folur, Fatjoni i tregon që folën për Esidën dhe Meridianin.
Ajo thotë se Juliana ngeli keq, se nuk ka me çfarë të bëjë show, por mundohet pak me shokun e saj, Arditin. Matilda është e mendimit që banorët kishin të drejtë që ngacmonin në fillim Fatjonin, pasi ai rrinte vetëm me Julianën dhe bënte muhabete koti.

Fatjoni është i mendimin që ata duhet të rrinë me të gjithë bashkë dhe jo tërë kohës vetëm, pasi bien në sy për keq tek banorët. Edhe Matilda këtë mendim ka, pasi duke qëndruar me banorët kuptojnë më mirë lojën e tyre. Fatjoni shprehet se banorët nuk dinë të bëjnë asnjë muhabet, por dinë vetëm një këngë përmendësh.

Çifti fillon të bëjë thashetheme për banorët e shtëpisë, duke folur me nënkuptime, pasi Matilda i kërkon Fatjonit të mos përmendë emra. Ata fillojnë të flasin për Rigelsin.
Fatjoni e quan të goditur dhe thotë se ai duhet nxjerrë nga shtëpi, pasi do vrasë ndonjë banor. Ai nuk është dakord që të ikë Esterina nga shtëpia dhe të rrijë Rigelsi. Matilda tregon një bisedë që ka bërë me Esidën, pasi edhe ajo ka mendim që Rigelsi nuk bën asgjë në shtëpi. Fatjoni i thotë asaj se ato i japin rëndësi atij, por Matilda thotë se nuk do t’i flasë më.

Më pas Matilda flet për Valerin, duke thënë se bën disa gjëra që nuk u pëlqen, duke përmendur lojën me Enkelejdin, sikur janë çift. Ajo thotë se këtë javë ka mendime të ndryshme për banorët dhe shprehet se Valeri nuk bën asnjë muhabet serioz, por vetëm provokime.

Për Meridianin, Matilda mendon se nuk është njeri i keq, por e nisi keq lojën që në fillim. Fatjoni shprehet se i ka të gjithë shok dhe të gjithë armiq, duke thënë se ata të hedhin poshtë për gjëra shumë të vogla.
Ata flasin për buxhetin dhe Matilda thotë që është shumë e ulët të fshehë ushqime dhe nuk e bën, duke përmendur faktin se Jona ka fshehur disa krepa tek dollapi i saj. Fatjoni i thotë Matildës, se ajo është më e fortë se Jona dhe se të gjitha vajzat e tjera të shtëpisë.

Më pas flasin për Esidën dhe Esterinën, duke mbrojtur këtë të fundit. Matilda shprehet se Esida është provokuese e madhe, por është ulur pak nga java e parë dhe tani është më e qetë.
Ajo flet për Jonën dhe thotë që bën gabim që ngre zërin, por shprehet se ajo është e vetmja reale në shtëpi, pasi nuk i intereson se del tek publiku nevrike, por sillet ashtu siç është.
Matilda këshillon Fatjonin që edhe ai të jetë vetvetja dhe i drejtë, duke thënë mendimin e tij, por duhet të jetë më i qartë kur flet, pasi nuk e kupton ajo, jo më banorët e tjerë.

Më pas çifti flet për marrëdhënien e tyre dhe tregojnë betimin që kanë bërë para se të hynin në shtëpi, për të mos kryer marrëdhënie intime.
Matilda shprehet se kaloi pjesa më e vështirë, kurse Fatjoni thotë se tani fillon pjesa më e vështirë. Ajo i kërkon Fatjonit të bëhet i fortë, pasi atë e ka grua dhe nuk e krijoi lidhjen tani në shtëpi.

Matilda mendon se banorët e tjerë do mendojnë keq për ta kur t’i shohin në një krevat, kurse Fatjoni shprehet se ata janë xheloze dhe do t’i sulmojnë, pasi kanë frikë nga ata të dy.
Matilda shpreh frikën se këtë javë do jetë në nominim, kurse Fatjoni i thotë se të gjithë banorët kanë simpati për të. Ata shkëmbejnë puthje, përqafime dhe flenë gjumë bashkë.