Dita e
1669

Matilda e Fatjoni tregojnë për kredinë; Lori përshkruan mashkullin ideal

mashkulli-ideal-7.4.Banorët në oborr janë duke diskutuar me njëri-tjetrin, ndërsa hapin tema të ndryshme.
Ndër të tjera, flasin për kredinë, të mirat dhe të këqijat e saj. Matilda e Fatjoni tregojnë për kredinë e tyre. Ata thonë se e kanë marrë kredi për 25 vjet dhe shuma që duhet të paguajnë është 210 mijë euro, nga 130 mije euro që ka kushtuar shtëpia e tyre.
Fatjoni tregon se të dy janë bashkëpronarë dhe nuk kanë pasur asnjë lek gjendje në momentin që e kanë marrë kredinë.

Më vonë në oborr mbeten vetëm djemtë dhe të gjithë përfitojnë nga rasti që janë vetëm e fillojnë të flasin për planin që kanë thurur për të bërë një spektakël, ku do të vishen e sillen si femra. Ata thonë se do të imitojnë femrat e shtëpisë, ndërsa do të thonë gjatë gjithë kohës se nuk i pëlqen të merren me punë shtëpie e as të gatuajnë, por vetëm të lyhen e të vishen. Të gjithë qeshin me njëri-tjetrin, ndërsa Meridiani i sugjeron që të gjithë ta lënë Valerin të parin dhe të imitojnë atë gjatë gjithë kohës, me të gjitha veprimet.

Pas pak me ta bashkohet Lori dhe Zhaku përfiton ta pyesë së si e kërkon ajo mashkullin e saj, duke theksuar tiparet me të cilat do të karakterizohet. “Si cili nga ne këtu e do?”, e pyet Zhaku, ndërsa Lori tregon se kërkon me tipin e Arditit, me oratorinë e Meridianit, shakatar dhe tipare si të Enkelejdit, serioz si Donaldi dhe me buzëqeshjen e Zhakut. Ndërsa për sa i përket fizikut, ajo thotë se asnjëri prej tyre nuk i përshtatet shijeve të saj. “Epo s’t’i jep Zoti të gjitha”, thotë Meridiani, ndërsa djemtë qeshin me njëri-tjetrin.