Dita e
1794

Matilda debat me Rigelsin: “Je i rrezikshëm, do të nxjerr nga shtëpia”

mati-rigels-debat-19.3Pasi luajnë për minuta me radhë me Rigelsin, Matilda i merr seriozisht shakatë e tij. Fatjoni mbron vajzat, ndërsa Rigelsi i thotë me shaka: “Ti je legen, mbron gjithmonë femrat, turp të kesh se je si femër vetë”.
Jona i thotë se nëse ka nevojë për psikolog, të thotë se shtëpia e ka një të tillë, por Rigelsi vazhdon batutat e tij dhe u thotë: “Ju të katër jeni të çmendur, që merrni me një person, turp të keni”.

Violeta e gjuan me jastëk, ndërsa Jona me shapka, kurse ai në kuadrin e shakasë merr çdo gjë me sportivitet.
Matilda shumë serioze, e pyet atë nëse është mirë, pasi nuk po sillet normal, por si i sëmurë. “Njerëzit që të kanë parë, kanë menduar me siguri që ti nuk je normal”, i thotë Matilda, ndërsa ai nuk i përgjigjet, por vazhdon të luajë me Jonën.

“Ju më gjuani me shapka, më suleni të katër njëkohësisht dhe më pas jam unë i çmenduri”, u thotë Rigelsi banorëve”. Ai i thotë Fatjonit se do merrem nesër me të, kur mos jenë vajzat, duke e quajtur sërish femër dhe jo burrë.

Duket se Jonës dhe Matildës nuk u pëlqen fakti që ai quan femër Fatjonin dhe fillojnë të diskutojnë me të. Matilda e pyet pse si janë burrat, duke e quajtur atë kafshë dhe gorillë. Fatjoni shprehet se nuk dëshiron t’i kthejë përgjigje dhe thotë se nuk ulet aq shumë.

Jona i thotë atij se i kalon limitet, pasi e tepron me shakat dhe pastaj fillon me ofendimet. Rigelsi mbrohet dhe thotë se po bënte shaka me vajzat, kurse Matilda do ta ulë tani. Ajo ndërhyn dhe i thotë Rigelsit se ai e ka ulur shumë vetën, duke e quajtur të rrezikshëm në shtëpi.

“Unë jo vetëm do të rri larg, por sa të më jepet rasti do mundohet të të nxjerr nga kjo shtëpi, se me këto që bën, ti je i rrezikshëm. Mua nuk më dukesh normal”, i thotë Matilda, Rigelsit. Ai nuk e kupton që ajo flet seriozisht dhe i thotë se ne po luanim dhe po bënim shaka.
Matilda vazhdon dhe i thotë që ty tu ndez gjaku dhe bëre si i shkalluar. Vajzat komentojnë veprimin e Rigelsit, që ka marrë Jonën dhe Violetën në krahë, duke i rrotulluar. Rigelsi shprehet i bindur se ai di ta menaxhoj veten, apo situatat dhe nuk del asnjë sekondë jashtë kontrollit.

Matilda e akuzon atë, se për pak desh u ka vrarë kokën Jonës dhe Violetës. Rigelsi mërzitet nga vajzat dhe u thotë: “Meqë e morët vesh si jam unë, mos më ngacmoni më, të më çani kokën”.
Matilda e kërcënon sërish se do ta nxjerrë jashtë shtëpisë, ndërsa Rigelsi ia kthen dhe i thotë se do ta shohim kush do dalë. Fatjoni del në mbrojtje të gruas së tij dhe i thotë Rigelsit: “Po të mbajnë ty brenda, është turpi i botës”.

Diskutimi mes banorëve vazhdon gjatë, por Rigelsi është i mendimit se ai po bënte shaka dhe nuk kanë pse e marrin kaq seriozisht. Matilda është ajo që e kundërshton më shumë, duke e quajtur anormal, kurse Jona shprehet se e këshillon shpesh të ketë kujdes dhe të respektojë limitet.
Matilda thotë se Jona i ka dhënë shumë ndihmë atij dhe po të mos ishte ajo, Rigelsi do të kishte dalë nga shtëpia. Ajo largohet nga dhoma dhe i thotë Rigelsit se nuk do ti flasë më, pasi i ka dhënë shumë rëndësi ndërsa ai ia kthen: “Gëzohem”.

Matilda kthehet dhe thotë se harroi burrin, kurse Rigelsi i thotë se ajo harroi trurin. Ajo i kërkon Fatjonit të puthen për inat të Rigelsit, por ai nuk pranon dhe thotë se nuk ka ardhur aty, që të tregoj dashurinë.