Dita e
1608

Matilda-Arditit: “Jona duket xheloze për ty”

jona-xheloze-21.3Juliana dhe Arditi bisedojnë në oborr, në lidhje me banorët. Ata shprehin mendimin shumë pozitiv për Nevilën, pasi Arditi thekson se do ta ndihmojë në lojën e saj, kur të gjithë banorët do t’i dalin kundër.

Pasi mbarojnë bisedën, Juliana ngrihet dhe përqafon Arditin, duke parë Jonën dhe Matildën që i shikojnë nga salloni. Juliana qesh dhe thotë se më pëlqejnë kur dyshojnë tek unë. Arditi vëren që po vinte drejt tyre Jona dhe Matilda. Ai e shtyn Julianën, për t’u dhënë idenë se nuk donte zbulohej. Juliana largohet, duke përshëndetur vajzat, ndërsa Arditi qëndron aty.

Jona i kalon afër pa i thënë asnjë fjalë, ndërsa Arditi qesh me vete, duke i thënë Jonës: “Je bërë si fantazma e Matit”. Ajo i kthehet menjëherë, duke i kërkuar llogari, se përse mendon ashtu. Arditi qesh, duke mos iu përgjigjur. Vajzat fillojnë ta ngacmojnë, duke i thënë njësoj si ti me Xhulin.

Jona futet brenda sallonit pasi kishte ftohtë, ndërkohë në oborr ngelet vetëm Arditi dhe Matilda, e cila shfrytëzoi rastin që ishin vetëm për t’i treguar se Jona u bë xheloze. Arditi i thotë se ajo nuk ka arsye, pasi secila prej tyre ka vendin e saj tek ai.

Jona vjen sërish, duke i pyetur se për çfarë ishin duke biseduar dhe Matilda i sqaron se ishte duke i kërkuar të zgjidhte, midis Julianës dhe Violës. Jona bie dakord me këtë gjë, duke shtuar se, jeta është shumë e poshtër, pasi herë pas here të vë përballë zgjedhjesh. Arditi i përgjigjet qetësisht, nuk po kërkoj asgjë, pasi secili ka vendin e caktuar dhe nuk ke arsye të zgjedhësh.

Jona e kthen edhe një herë vëmendjen e bisedës tek Juliana, duke i treguar raste Arditit se si ajo bëhet xheloze sa herë i afrohet atij. Arditi qesh, por mundohet të mos mbajë anë, duke i kërkuar vajzave të mos aludojnë për gjëra të paqena. Me gjithë këshillën e tij, ato vazhdojnë të flasin për të njëjtën temë, duke ngacmuar Arditin vazhdimisht në lidhje me marrëdhënien e tij me Julianën.

Matilda i kërkon Arditit të sqarojë vajzat çfarë vendi kanë, ndërsa Jona qesh me të madhe. Arditi shprehet se kanë vendet që kanë pasur dhe ai ka vendin e vet, duke sqaruar dy vajzat se nëse ka ndërmend të bëjë diçka, do ta kishte bërë.
Ai shprehet se edhe Matildën e ka pasur xhan, pasi e ka pasur shumë afër, në kontekstin e shoqërisë, por Jona duket se nuk bindet dhe fillon ta pyesë Arditin më gjatë, me një ton sikur t’i kërkonte llogari. Arditi sqaron se duke qenë se ajo është e martuar, ruan një farë distance, ndërsa Jona i thotë se kjo nuk ka lidhje me fjalën “xhan”.

Vajzat futen në sallon, ndërkohë që Juliana, Mikela, Rigelsi dhe Fatjoni vazhdojnë të qëndisin.