Dita e
1608

Lori tregon për lidhjen e saj

lori-x-ishin25.3Lori i tregon Arditit për historinë saj me të ish të dashurin. Ajo i tregon se ishte shumë e lidhur me të dhe e shihte si të ardhmen e saj. Nga ana tjetër, ai ishte një njëri shumë serioz dhe kjo i pëlqente së tepërmi. Ajo vazhdon të tregojë historinë e saj dhe cila ishte arsyeja që ata u ndanë.

Sipas saj, i dashuri kishte dëgjuar disa fjalë nga një tjetër person, se ajo kishte një lidhje paralele në klasë. Kjo gjë e bëri atë të largohej shumë dhe të debatonin shpesh, duke sjellë edhe ndarjen e tyre. Ajo tregon se lidhja e sa, nuk e ka lejuar të ketë shoqëri me asnjë, pasi ai nuk lejonte, dhe sot ajo nuk ka një njeri me të cilin mund të ndajë një bisedë apo të pijë një kafe. Arditi, që e ka dëgjuar deri në fund, shprehet se këto lloj marrëdhëniesh nuk mund të quhen lidhje. Nëse një mashkull të mbyll jetën që në fillesat e një lidhjeje, imagjino kur martohesh – thotë ai.

Arditi e ngushëllon, duke i thenë se tani ajo është e lirë dhe mund t’i bëjë vetë zgjedhjet në jetë, për një shok apo për një shoqe. Lori i thotë se ajo nuk ka shumë durim ta analizojë dikë. Ajo parapëlqen që si fillim ta tërheqë pamja. Arditi e këshillon që të mësojë nga gabimet në jetë dhe të mos përsërisë të njëjtat, dhe të mësojë t’i kushtojë më shumë vëmendje karakterit se pamjes.

Ai e këshillon që edhe brenda shtëpisë të këtë kujdes, me kë rri dhe kujt i afrohet, pasi shumica aty, janë duke aktruar. Ata vazhdojnë të bisedojnë, ndërkohë që Valeri ka fituar të drejtën për të dalë në oborr, që e feston duke kërcyer së bashku me banorët e tjerë.