Dita e
1756

Liljana Hitollari: Ka plot meshkuj shqiptarë zhigolo, pse e paragjykojnë Marselinin?

marselino1-300x229Zbulimi i sekretit të zhigolosë brenda shtëpisë së “Big Brother 6” natyrisht që shkaktoi reagime në publik, duke ngritur pyetjen se vërtet është e mundur që një grua të mos ia marrë fare në konsideratë këtë eksperiencë burrit të saj?! Natyrisht që ka shkaktuar debate në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim sinqeritetin e gruas së tij, pas marrjes vesh të kësaj të vërtete për burrin, Marselin Hitollari. Shumë fansa u morën për ditë të tëra me sinqeritetin e Liljana Hitollarit, bashkëshortes së 25-vjeçarit nga Berati, i cili i kishte fshehur  profesionin e shitjes së seksit me para. Prej një viti ai është bërë baba i një djali, ndërkohë Big Brother-in e sheh si mundësi që të rikthehet në Shqipëri dhe ta ndërtojë jetën me familjen e tij të re këtu. Liljana tregon në këtë rrëfim se si u ndje kur mori vesh këtë sekret të burrit të saj, komentet që ka marrë nga miqtë, dhe parashikimi i saj nëse ky sekret do ta penalizojë Marselinin. Ajo e sheh djalin që vjen nga Bari si një nga pretendentët kryesorë për të fituar “BB6”

Sekreti më i shumëpërfolur brenda “BB” “Unë jam Zhigolo”, ishte një pohim i bashkëshortit tënd. Me të vërtetë nuk e dije?
Jo, nuk e dija. Këtë gjë nuk ma ka thënë, absolutisht jo.
Si e prite, e quan fat të keq për ty këtë të vërtetë?
Nuk më bën përshtypje, vërtet nuk e kam problem. Kjo është e vërteta, edhe pse është vënë në diskutim ky qëndrim i imi ndaj kësaj të fshehte, që e mësova në spektaklin e “Big Brother”.
Si reaguan të njohurit apo miqtë tuaj pas kësaj deklarate të Marselinit. Ndryshuan qëndrim ndaj teje?
Jo, madje na kanë mbështetur të dyve. Edhe ata pyetja e parë që më bënë, ishte: “Me të vërtetë nuk e dije?! Dhe unë u përgjigja: “Po, me të vërtetë nuk e dija.”
Po si ka mundësi që ty nuk të bëri aspak përshtypje, kaq mendjehapur je?
Vërtet nuk e kam problem. Problem për mua do të ishte nëse ai do të kishte bërë diçka pas krahëve të mi këto tri vite që jemi bashkë, për të tjerat çfarë ka bërë para se të njihej me mua, nuk më intereson.
Të qenët zhigolo ka mundësi të ndryshojë diçka në marrëdhënien tuaj tani e tutje?
Jo, aspak.
Ke krijuar besim të Marselini, në ç’mënyrë ai të ka bindur ta pranosh siç është?
Po, unë besoj shumë te Marselini. Me mua është treguar gjithmonë i sinqertë dhe këtë e vlerësoj jashtë mase.
Ndërkohë që banorët nuk kanë kuptuar asgjë në lidhje me sekretin e tij, si e shpjegon këtë fakt?
Nuk e kanë kuptuar dhe nuk do mundeshin të zbulonin asnjë sekret të Marselinit, pasi ai është shumë i zgjuar dhe di të fshehë mirë.
Mendon se të pranuarit e faktit “jam zhigolo” e ka bërë antipatik Marselinin në sytë e publikut, dhe për këtë fakt mund ta votojnë sot për të dalë nga shtëpia?
Jo, nuk besoj që zbulimi i këtij sekreti ka ndikuar për keq në popullaritetin e Marselinit. Shumica e njerëzve na kanë përkrahur duke më pohuar se nuk duhet gjykuar jeta e askujt, aq më tepër që shumë meshkuj shqiptarë, edhe pse s’e deklarojnë, e kanë bërë zhigolonë në momente të caktuara të jetës së tyre.
Ke dyshime dhe për ndonjë banor të “BB6”, kush mund të ketë punuar si zhigolo prej tyre sipas teje?
Në fakt, nuk do doja të përfshihesha në emrat e tyre, përderisa jam e përqendruar te Marselini. Aq më tepër që unë Marselinin e shoh ndër lojtarët më të fortë.
Po e ndjek rregullisht dhe po të duket se është brenda shinave në lojën e tij? Në ç’momente ia ke frikën se mos gabojë?
Po e ndjek dhe mendoj që po sillet shumë, shumë mirë. Kisha menduar se mund të tregohej pak gjaknxehtë në disa raste, por ai po menaxhon shumë mirë veten dhe të tjerët, duke pasur parasysh që i janë vënë kundër të gjithë banorët, pasi e shohin si konkurrent kryesor.
Çfarë mashkulli përfaqëson ai në lojë, pse mendon se është lojtar i fortë?
Është person që di t’i menaxhojë situatat edhe kur i kundërvihen të gjithë. Ka karakter të fortë, është i kulturuar, i qetë edhe kur e provokojnë.
Cila është pika e dobët që dikush nga banorët mund t’ia prekë dhe a mund të shpërthejë Marselini?
Familja është për të e vetmja gjë e shtrenjtë që ai nuk do toleronte askënd të guxonte, pra do bëhej vërtet keq.
Ke pasur frikë se mos ndoshta ai afrohet më shumë seç duhet me ndonjë nga vajzat në shtëpi?
Jo, fare. E thashë dhe më sipër që kam shumë besim te Marselini dhe këtë besim e kam krijuar gjatë tri viteve që jetojmë bashkë.
Me cilët nga banorët e sheh Marselinin në finale, cilët janë rivalët e tij?
Në finale mund të jetë me Anaidin, Ilirin dhe Elonën.
Nëse ai fiton “BB6”, për çfarë do i investonte ato para?
Nuk e di, ndoshta ai e ka menduar tashmë. Por them me siguri do të blejmë një shtëpi në emër të djalit tonë.