Dita e
1828

Juliana provokon Fatjonin: Mos u largo se më keq është, më shumë do të afrohem

xhulia-fatjon-7.3Juliana ka përgatitur kafe dhe ia ofron Fatjonit. Ai pranon kafenë dhe ulet në një nga pajisjet e gjimnastikës. Juliana i lut atij pranë dhe Fatjoni i largohet, por Juliana afrohet më shumë. “Mos u largo se më keq është, unë më shumë do të afrohem dhe mund të rrëzohemi të dy pastaj” i thotë Juliana Fatjonit teksa vazhdon që ta provokojë, gjë të cilën e ka bërë gjatë gjithë javës.

Banorët që janë të pranishëm aty ngacmojnë Fatjonin dhe ai i thotë se Juliana e ndjek dhe i ulet gjithmonë pranë. Juliana në atë moment i thotë “ashtu siç ndjek ti Matildën”. Matilda ndohet përballë tyre duke bërë dush dhe të dyja palët e shohin njëri-tjetrin. Fatjoni i thotë Julianës se nuk është e vërtetë se ai ndjek Matildën, madje nuk i shkon askujt nga pas në shtëpi.

Arditi ndryshon temën e bisedës duke diskutuar për bisedat e banorëve gjatë natës. Teksa Juliana dhe të tjerët diskutojnë për këtë, Fatjoni çohet dhe largohet nga Juliana.