Dita e
1756

Juliana për Valerin: “Më fliste me kunja”; Arditi e këshillon: “Do të kemi kohë për të gjitha”

do-kemi-kohe-3.4.Ndërkohë që pothuajse të gjithë banorët janë duke fjetur gjumë, Juliana e Arditi dalin në ambientin e brendshëm afër oborrit dhe fillojnë të diskutojnë për ngjarjet në shtëpi.
Juliana tregon për sjelljen e Valerit kundrejt saj, ndërsa thotë se Valeri i ka folur me kunja, por ajo që i ka bërë përshtypje ka qenë prezenca e Matildës e Fatjonit, të cilët qeshnin gjatë gjithë kohës. “Po normal që do të qeshnin ata”, ia kthen Arditi.
Ai e këshillon që Juliana të jetë e vëmendshme ndaj ngjarjeve në shtëpi dhe batutave të banorëve kundrejt saj, ndërsa i thotë se duhet të mundohet me të gjitha mënyrat që të mos eliminohet gjatë kësaj jave. Ai i kujton se edhe sa javë qëndrimi i kanë mbetur në shtëpi, duke i thënë se do të kenë kohë të merren me të gjithë gjërat me radhë.

Pas pak minutash ai largohet për të fjetur gjumë, duke e puthur e duke i uruar natën e mirë.
Ndërsa Juliana hyn brenda dhe fillon të hajë diçka.

Pas pak në kuzhinë shkon edhe Nevila, e cila shkon afër saj dhe të dyja fillojnë të bisedojnë sërish.