Dita e
1794

Juliana-Nevila: “Valeri po bën lojë”, Arditi: “Do paragjykohet nga publiku jashtë”

banoret-x-valerin-19.3Nevila, Juliana dhe Arditi bisedojnë në dhomën e ndenjies. Nevila shprehet e shqetësuar për ato që ndodhin jashtë shtëpisë, kurse Arditi e këshillon të mos e vrasë mendjen dhe të shijojë qëndrimin në shtëpi.
Ai tregon se ka probleme jashtë, por kur të dalë do mundohet t’i zgjidhë të gjitha, ndërsa tani nuk do t’ia dijë se çfarë ndodh jashtë. Nevila hedh idenë që banorët të bëjnë më shumë lojëra me njëri-tjetrin, ndërsa Arditi mendon për lojën me mollë.

Më pas banorët fillojnë të flasin për situatën e krijuar në shtëpi, kur Mikela, Esida dhe Meridiani zihen me Esterinën për punën e çokokremit.
Nevilën nuk i pëlqen fakti që Valeri futet në këtë pjesë, duke treguar se e ka këshilluar që mos t’i zgjasë shumë disa muhabete koti. Nevila thotë që Valeri është shumë i mirë, i kuptueshëm, por e humb kontrollin kur është shumë i entuziazmuar.

Banorët flasin për lojën që po bën Valeri me Enkelejdin dhe Arditi shprehet se nuk i pëlqen, por Nevila e mbron, duke thënë: “Është për humor më tepër dhe për të nxehur atmosferën, sepse e ka parë që e kanë gjykuar padrejtësisht dhe do të shikojnë deri ku do të shkojë, unë i jap plotësisht të drejtë”.

Arditi mendon se Valeri po ia del shumë mirë dhe pa bërë kështu lloj lojërash, por edhe Juliana mendon se ai nuk po bën asgjë të keqe. Arditi është i mendimin se Valeri do paragjykohet nga publiku jashtë, por Juliana thotë se nuk ka pse të paragjykohet, pasi po bën lojë.
Ai mendon se Valerin po e paragjykojnë banorët brenda, jo më njerëzit jashtë, por Juliana mendon se ai e ka gabim, pasi shikuesit e kuptojnë shumë mirë lojën jashtë.
Arditi shprehet i acaruar me fjalën lojën, duke thënë që asnjë banor nuk di të bëjë lojë këtu brenda. Juliana mendon se Valeri po bën strategji dhe thotë se me lojën e tij, po ia del me sukses.

Juliana, Nevila dhe Arditi fillojnë të diskutojnë për lojërat dhe mënyrat sesi sillen banorët ne shtëpi. Më pas banorët flasin për nominimet, Nevila shprehet se banorët që janë në nominim e meritojnë që janë aty dhe bashkë me Arditin mendojnë se del Esterina ose Esida.
Ai shton se nuk i pëlqejnë që banorët përdorin termin “do të nxjerr jashtë”, pasi këtë të drejtë e ka vetëm publiku, askush tjetër.