Dita e
1794

Juliana: Fatjoni dhe Matilda duan të më bëjnë xheloze. Do hakmerrem!

juli-hakmarrje6.3Ndërkohë që Fatjoni dhe Matilda hedhin dhe presin fjalë , duke ngacmuar njëri-tjetrin e duke shfaqur shenja xhelozie në lidhje me ato që kanë parë e çfarë kanë dëgjuar për njëri-tjetrin, Juliana nga ana tjetër, është duke thurur hakmarrjen e saj. Ajo shprehet tek Eraldi dhe Esida, se ka vendosur të hakmerret me Fatjonin.

Madje, fantazia e saj shkon edhe më larg se kaq. Sipas saj, Matilda dhe Fatjoni kanë për synim që të xhelozojë atë dhe kjo është arsyeja që ata kalojnë kohë bashkë. Ajo është e sigurtë se e ka kuptuar më së miri lojën e tyre, ndaj ka vendosur jo vetëm të hakmerret, por ta ‘çmendë Fatjonin fare’.