Dita e
1548

Jona, Katerinës: “Kërkova sqarim nga Arditi, por s’ma dha”; Katerina i tregon Arditit

kati-arditit-7.4.Në shtëpinë e Big Brother Vëllai i Madh vendos t’i ndezë dritat e të vendosë muzikën në sfond, ndërkohë që vetëm pas pak sekondash aty shkojnë Enkelejdi dhe Zhaku me tenxhere e kapakë tenxhereje, me të cilat bëjnë zhurmë për t’i zgjuar banorët. Ndërkohë që i zgjojnë, u bëjnë të qartë se çdo mëngjes, i tillë do të jetë zgjimi për të gjithë, në mënyrë që të zgjohen e të flenë herët.

Banorët fillojnë të zgjohen një edhe nga një e të merren me punët personale. Ndërsa disa prej tyre shkojnë në kuzhinë dhe teksa shikojnë përgatitjen e mëngjesit, i komplimentojnë djemtë dhe ulen për të ngrënë së bashku.

Jona e Katerina ulen afër njëra-tjetrës për të ngrenë mëngjesin dhe fillojnë të bisedojnë. Katerina e pyet se pse ka ikur nga dhoma pa u sqaruar më parë me Arditin. Ndërsa Jona i thotë se kërkoi sqarim nga ai, por ishte Arditi që nuk donte të sqarohej. Ajo flet e nervozuar lidhur me të dhe refuzimin që i ka bërë Arditi, ndërsa Katerina nuk e komenton situatën.
Nuk kalojnë shumë minuta dhe Katerina gjen një moment e ia tregon Arditit bisedën që ka bërë me të, duke i thënë se Jona e ka ndërruar vetëm përkohësisht dhomën e jo përgjithmonë. Pasi i flet vetëm për pak sekonda rreth bisedës, largohet prej tij.

Ndërsa pjesa më e madhe e banorëve dalin në oborr dhe këndojnë, kërcejnë ose shkëmbejnë ndonjë bisedë me njëri-tjetrin në ambientin afër pishinës.