Dita e
1669

Jona e Matilda: “Big Brother, i paparashikueshëm”; Katerina: “Lorin, në qendër të vëmendjes sot”

per-lorin-7.4.Matilda dhe Jona ulen afër njëra-tjetrën në njërën prej tavolinave në kuzhinë e fillojnë të bëjnë thashetheme për disa prej banorëve të cilët i shikojnë që nga xhami, por nuk përmendim emra.
Ato më pas flasin për spektaklin e kaluar dhe ngjarjet e papritura që kanë ndodhur gjatë tij, ndërsa thonë se prisnin që të eliminohej Lori, por doli Esida. Matilda thotë se asgjë nuk mund të parashikohet brenda shtëpisë së Big Brother dhe asnjëherë s’i dihet se çfarë mund të ndodhë.

Ndërsa Katerina e Arditi ulen afër njëri-tjetrit, pak më larg se banorët e tjerë në oborr. Ata fillojnë të flasin për lojën dhe strategjitë që zgjedhin të bëjnë.
Katerina tregon se ka në plan që gjatë ditës së sotme të vërë në qendër të vëmendjes Lorin dhe të mundohet ta zbërthejë duke e pyetur. “Do të shikosh se çfarë kam për t’i bërë sot patriotkës sime”, shprehet Kateina. “Sa e poshtër që je, pse çfarë të ka bërë?”, i thotë Arditi duke qeshur, ndërsa Katerina thotë se çdo ditë zgjohet me nga një ide të re dhe se kjo ka qenë ideja për ditën e sotme.