Dita e
1794

Genta BB5 pranon abortin, dhe dashurohet me një djalë që jeton jashtë

Javën që kaloi, fakti që ish-banorja e BB5 kishte kryer një abort qarkulloi në formën e një thashethemi të pakonfirmuar. Vetë Genta nuk pranonte të thoshte asgjë,duke u justifikuar me faktin se arsyeja se përse ishte parë në një klinikë private ishte ajo e bërjes së disa analizave për patentën. Po siç duket ish-banorja e shumëkomentuar nuk e ka mbajtur dot gjatë pa e ndarë me gjithë fansat e saj këtë gjë.

Gjatë javës Genta ka postuar vazhdimisht në rrjetin e saj social statuse, herë pendese për aktin e bërë dhe herë duke mallkuar meshkujt që lënë femrat shtatzënë. “Mallkuar qofshin ata meshkuj që lënë femrat shtatzënë dhe pastaj i braktisin”, ka shkruar ajo. Ndërsa në disa raste të tjera ka thënë se është e penduar për abortin, po ishte diçka që duhej ta bënte.

Më pas Genta i ka fshirë të gjitha ato që ka shkruar, duke filluar të postojë gjëra më interesante, siç është edhe shprehja e dashurisë për një mashkull tjetër. “E vetmja gjë që dua është që unë dhe njeriu im i zemrës, të marrim një makinë. Të iki larg, shumë larg… Të jem me atë që dua… Të bëj çdo çmenduri të mundshme, të bërtas, ta puth, ta kafshoj, të qaj… Kjo është kënga më frymëzuese për mua dhe atë që do të jetë dashuria ime, njeriu i zemrës”, ka shkruar Genta, duke ia dedikuar këto fjalë një djali me emrin Erges.

Nga sa kemi mësuar, djali në fjalë jeton në Itali dhe siç shihet Genta ka nisur sërish të shpresojë në një dashuri të madhe. Madje, ajo vetë ka dëshirë që të shkojë në Itali, ku jeton Ergesi, për të prekur këtë dashuri të re që po lind. Jeta e saj i ngjan çdo ditë e më shumë një telenovele, sidomos për marrëdhëniet me meshkujt.

Pas ndarjes nga Rubensi, ajo nisi të dilte me djalin e quajtur Emiljano, për pak kohë, derisa fotot e tyre qarkulluan në çdo media, por pas tyre fshihej një histori false. Si Genta edhe Emiljano nuk i lanë gjë pa thënë njëri-tjetrit publikisht, pasi u zunë. Genta pretendonte se ai ishte Gay, në të njëjtën kohë siç pretendonte, edhe pse pa aq bujë publike si në rastin e parë, se ai ishte babai i fëmijës së saj.  Gazeta MAPO