Dita e
1669

Flet vëllai, Valoni: Po të lidhej Vigani me Elenën, do e kishim pranuar

valon-vigan-1-300x248Javën që kaloi, top temë e diskutimeve në “Big brother” dhe jashtë kanë qenë pikërisht skenat e nxehta mes Elenës dhe djaloshit kosovar, Vigan Shehu. Kanë bërë apo jo seks, kjo gjë diskutohet ende, pasi jashtë ka edhe versione të tjera. Ne biseduam me vëllain e Viganit, i cili për shkak të angazhimeve nuk ka mundur ta ndjekë sa do të donte të vëllain në lojë. Por ai nuk ngurron të na tregojë mendimin e tij mbi këtë rast. “Me sa e kuptova unë, ata të dy janë larguar pak nga njëri-tjetri, sepse Elena ka filluar ta ndiejë veten fajtore ndaj të dashurit që ka lënë jashtë. Ajo është duke u munduar që t’i rezistojë shtratit të Viganit, që të mos flejë me të më natën.

Edhe po merrte mendime nga banorët e tjerë se si të veprojë. Kaq kam mundur të shoh unë dhe ajo ishte tema kryesore që debatohej nga banorët”, tregon Valoni, ndërkohë që i pyetur nëse si familje do e kishin pranuar Elenën si nuse në shtëpinë e tyre, nëse ajo ndahet nga i dashuri dhe lidhet me Viganin, ai përgjigjet: “Po more, e kishim pranuar zgjedhjen e Viganit sigurisht, ai nuk ka lënë ndonjë lidhje serioze jashtë,  d.m.th. femra ka sa të duash, por lidhje serioze ende jo. Elena ka lidhje serioze e atë ka filluar ta brejë ndërgjegjja për të dashurin që ka lënë jashtë”, thekson Valoni.