Dita e
1756

Flet Gessy: Gentën e kam lënë unë, të gjitha i bën nga xhelozia, Bertina vajzë e mirë

genta2-300x235Nga një person i panjohur, për një kohë shumë të shkurtër u bë një nga personazhet më të përfolur në median rozë. Gessy është djaloshi me të cilin ka pasur një romancë Genta Gjalpi, banore e “BB5”. Kjo romancë kishte pësuar krizë dhe që të dy janë ndarë. Ndërkohë javës që kaloi ne kishim rrëfimin e Gentës në lidhje me ndarjen si dhe rrëfimin e Bertinës, ndërsa këtë radhë vendosëm që të sjellim edhe versionin e Gessy-t se çfarë mendon për vajzat. “Ato që ka thënë Genta, janë të gjitha gënjeshtra, sepse nuk është Genta ajo që më la por jam unë ai që e lashë atë për shumë arsye.

Që do të thotë se nuk është në rregull nga trutë, është shumë minorene dhe nuk është femër serioze. Unë jam një biznesmen që merrem me aktivitete pune dhe më interesojnë njerëz seriozë, kam dhe shoqërinë e miqësinë time. Por përpara se të lidhesha, më është prezantuar si njeri serioz, ndërsa më pas e tregoi veten shumë fëmijë. Unë e kam respektuar dhe e kam mbajtur në pëllëmbë të dorës për të gjitha, kurse ajo kujtonte se do bëja unë atë që do thoshte ajo, sikur unë kisha nevojë për të, pastaj bëhej shumë xheloze, u shkruante femrave se çfarë kanë me mua e shumë gjëra të tjera. Pra, mua nuk më është përshtatur për asgjë dhe, atë që ka deklaruar ajo që thotë se unë e lashë Gessy-n, nuk është aspak e vërtetë, sepse ajo sot e kësaj dite vdes për mua. Imagjinoni, bëri dhe tatu emrin tim se më donte shumë, por tatunë e ka fshirë nga inati.

Ajo më dërgon zile në telefon, vazhdon duke më bërë ftesa në facebook, ndërkohë që unë injoroj çdo ftesë nga ajo dhe e bllokoj”, shprehet Gessy, duke komentuar gjithashtu edhe mbi Bertinën e duke e lavdëruar atë. “Bertina është një vajzë shumë e mirë, kam shumë respekt dhe është një njeri që di të flasë e të vlerësojë. Unë e kam shoqe atë, kam dalë nja 2-3 herë kështu si shoqëri dhe kemi bërë qejf.

Po që të ketë ndonjë gjë bashkë midis nesh nuk ka, është veç shoqëri dhe asgjë më shumë. Nëse kanë dalë fjalë apo zëra nëpër media, janë gënjeshtra, unë nuk kam asgjë më shumë, madje është e vetmja femër që kam njohur deri më sot që ke qejf të shoqërohesh dhe të bashkëbisedosh se është njeri shumë pozitiv dhe e kuptueshme. Më pëlqen shumë si vajzë dhe kam respekt për të. Fjalët e tjera që kanë dalë, janë nga goja e Gentës, i bën nga xhelozia dhe dëshpërimi që ka ndaj meje se, po e përsëris, jam unë ai që e kam lënë si peshku pa ujë, jo ajo. I kam vënë vizën përgjithmonë dhe nuk më intereson fare si femër, uroj që të gjejë atë që kërkon në jetë”, përfundon rrëfimin e tij Gessy.