Dita e
1851

Flasin për xhentilesën; Matilda: “Të gjithë meshkujt shqiptarë duhet të jenë si Fatjoni im”

mati-xhentl-20.3Me rënien e gongut, banorët u bënë gati për të diskutuar mbi temat që iu ishin përcaktuar. Esterina nisi e para të jepte mendimin e saj, për xhentilesën e meshkujve shqiptarë. Ajo tha se ata duhet të jenë xhentilë, jo vetëm me femrat por edhe me njeri-tjetrin. Ajo thekson se nuk është natyrë egoiste.

Esida që e moderonte, i tërheq vëmendjen, se argumenti që ajo dha, nuk kishte lidhje me egoizmin, duke ia kaluar fjalën Matildës. Ajo u shpreh shkurt dhe qartë se “mashkulli i saj nuk duhet të jetë xhentil me asnjë femër tjetër, përveç saj”. Banorët nisin të qeshin dhe ta ngacmojnë me batuta. Fatjoni, i cili u ndje i cënuar, e pyet se çfarë duhet të bejë sipas saj, një mashkull që është i zënë, me femrat e tjera. Matilda që mezi e kishte pritur këtë moment, i përgjigjet se “nuk duhet të bëjë atë që bëri ai dhe që e pa gjithë Shqipëria”.

Banorët që morën shkas nga kjo, nisin nga batutat kundrejt Fatjonit. Meridiani ndërhyri duke dalë në krah të Fatjonit dhe duke shpjeguar se xhentilesa që ai ka treguar, nuk ka lidhje me ngacmimin, por me edukatën e tij, të cilën Fatjoni e ka treguar herë pas here. Matilda vazhdon me këmbëngulje se pavarësisht kësaj, mashkullit të saj, nuk i lejohet të jetë xhentil me asnjë, përveç saj. Esida ndërhyn, që të mos flasin më për histori personale, pasi tema që kanë zgjedhur , është një temë që përfshin gjithë meshkujt shqiptarë dhe jo Fatjonin në veçanti.

Banorët marrin pjesë thuajse të gjithë në këtë diskutim, duke dhënë mendimet e tyre në lidhje me temën. Një mendim që u gjykua nga Arditi , ishte ai i Fatjonit, sipas të cilit xhentilesa e një mashkulli lidhej me paranë. Për Arditin kjo nuk qëndronte, pasi për atë, diçka të tillë ose e posedon ose jo dhe kjo s’ka lidhje me paranë. Ne fund të debatit, ata që ishin në rolin e analistit, dhanë nga një mendim përmbledhës. Matilda e përmblodhi opinionin e saj ,me një fjali: “Të gjithë meshkujt shqiptarë, duhet të jenë si Fatjoni im”.