Dita e
1669

Esida sqaron Valerin: “Jam vetëm në lojë”

esida-valeri-bisede-21.3Esida dhe Valeri bisedojnë gjatë me njëri-tjetrin në dhomën e gjumit, larg pranisë së banorëve të tjerë të shtëpisë. Ata flasin për shumë tema, për lojën në shtëpi, për përshtypjet e banorëve, por edhe për karakterin e gjithsecilit.

Esida sqaron Valerin se ajo ka ardhur vetëm në lojë dhe nuk ndikohet nga askush, pavarësisht se rri me Meridianin, apo Mikelën. Ajo pranon se i vjen keq që shumica e banorëve i largohet, prandaj këtë javë është munduar të flasë qetësisht me vajzat, në mënyrë që ato ta njohin më mirë sesi është ajo. Esida tregon se Jona i ka ikur disa herë nga biseda, duke i thënë se nuk dua të jap rëndës,i pasi je në nominim dhe kjo sjellje e Jonës nuk i ka pëlqyer fare asaj.

Valeri herë me sinqeritet dhe herë me ironi, e ngacmon për temat që i interesojnë më shumë atij. Ai i thotë Esidës, se pas daljes së Eraldit është bërë më e qetë, duke i kujtuar se javët e para ishte shumë aktive.
Valeri e pyet për Esterinën dhe Esida shprehet se ajo është larguar në një mënyrë, që as ajo nuk do largohej. Ajo thotë se i është kundërpërgjigjur Esterinës vetëm për pjesën e saj dhe jo për pjesën e Eraldit, pasi ajo kreu misionin e saj. Sipas Esidës, Esterina duhej të kapej me Eraldin dhe jo me atë.

Valeri e akuzon Esidën se po tregohet e pabesë me të gjithë, pasi herë luan vetëm, herë në grup dhe pastaj del sërish vetëm. Esida mundohet ta bindë, duke i thënë se loja në çift me Eraldin nuk ishte zgjedhja e saj, por ishte zgjedhje e imponuar sipas lojës. Ajo shprehet se ndjehet vetëm dhe do të luftojë kë person i intereson asaj.

Valeri është i mendimit se Meridiani po e përdor Esidën, kurse ajo i thotë se përderisa është manipuluar ai nga kjo pjesë, të gjithë banorët e mendojnë këtë, por nuk është e vërtetë. Ajo shprehet se ajo është e sinqertë ndaj banorëve, por ata nuk janë të sinqertë me të.

Valeri e pyet se pse kapet dhe ngacmohet me Esterinën, ndërsa Esida i tregon se ajo i ka acaruar nervat me disa veprime që ka bërë. Ajo thotë se Esterina i është kundërvënë e para dhe ka vazhduar, edhe pse Eraldi doli nga shtëpia.
Më pas ata flasin për Violetën dhe Esida shprehet se Violeta mendon se po e përdor atë për lojë, ngaqë tani ka ngelur vetëm.

Nga ana e saj, Esida i thotë Valerit se ai është lojtar që i duhet lojës dhe shtëpisë, duke shprehur vlerësimin që ka ndaj tij.
Valeri i thotë Esidës se ka pranë vetës një njeri “rrenacak”, ndërsa ajo pranon se ka akoma mendimet që ka krijuar për banorët që nga java e parë, duke e siguruar se po e bën shumë mirë lojën e saj.
Valeri shprehet se do të ndihmojë banorët që kanë nevojë, ndërsa Esida i thotë se nuk është në shtëpi për të ndihmuar të tjerët, por të bëjë lojën e tij.

Valeri i kërkon Esidës se nëse do të kapet me ndonjë banor të merret me Violën, Mikelën dhe Meridianin, duke i thënë se ata janë të parët që do e sulmojnë. Esida nuk e pranon këtë pjesë, duke i thënë se ti ke kundërshtarët e tu, ndërsa unë kam të mitë.

Bisedë e gjatë mbyllet me fjalët e Valerit, duke i thënë Esidës se do ta vëzhgoj në vazhdimësi lojën e saj, duke mbrojtur njerëzi e mirë në shtëpisë. Kurse Esida është e bindur se nuk ka njerëz të mirë, prandaj ai duhet të shikojë lojën e tij.