Dita e
1794

Esida: “Rigelsi tërbohet natën”, Meridiani: “Vajzat po e bëjnë personazh”

esida-meridian-thashth-19.3Meridiani, Esida dhe Mikela qëndrojnë në dhomën e gjumit. Esida dhe Meridiani ngacmojnë Mikelën, pasi atë e zë gjumi shumë shpejt.
Esida ndjen mungesën e Eraldit dhe shprehet se nuk jetohet vetëm. “Jam mësuar të jetoj me njerëz në krevat, këtë dyjavëshin e fundit”, thotë Esida dhe bën sikur qan.

Ata dëgjojnë banorët që luajnë në katin e dytë dhe fillojnë t’i komentojnë. Meridiani thotë se janë bërë të ndërrojnë pallat, ose të përjashtojnë banorët nga lagjia.
Esida shprehet se Rigelsi tërbohet natën, kurse Meridiani është i mendimit se vajzat e shtëpisë e kanë bërë personazh, pasi i shkojnë nga mbrapa.

Rigelsi vazhdon të luajë me vajzat në dhomën e gjumit në katin e dytë, ndërsa Esida thotë: “Është kurdisur ai tani”.
Esida dhe Meridiani komentojnë Rigelsin. Esida shprehet se gjithë ditën Rigelsi rri kot dhe tani fillon të luajë. Të njëjtën mendim ka edhe Meridiani, duke shtuar se të gjithë nuk bëjnë asgjë ditën.

Ata dëgjojnë zhurmat që bëjnë banorët në dhomën lart, por nuk po kuptojnë asgjë se çfarë po ndodh. Duke komentuar batutat e Rigelsit, Esida thotë: “E ka gjuhën e rëndë ky”.

Pasi mbarojnë zhurmat lart, Esida dhe Meridiani flenë gjumë, duke iu bashkuar kështu Mikelës, që fle pranë tyre.