Banorët në dhomën e gjumit bëjnë shaka me Valerin dhe Enkelejdin, për lojën që po bëjnë ata të dy, duke thënë se janë çift.
Valeri dhe Enkelejdi rrinë shtrirë në një krevat, ndërsa banorët u bëjnë pyetje dhe qeshin. Valeri shprehet se ne po bëjmë lojë, prandaj mos na paragjykoni, kurse Rigelsi i ngacmon: “Sa mirë që luani”.
Më pas Enkelejdi zbret tek dhoma e tij dhe bisedon me Fatjonin, në lidhje me femrat. Enkelejdi i thotë Fatjonit se i ka ikur petlla fare, duke folur me nënkuptime për marrëdhëniet intime me një femër.
Enkelejdi tregon se pak më parë ka ngacmuar Julianën, duke i thënë: “Kur do ma japësh një xhiro motorin”? dhe ajo i është përgjigjur: “E kam parkuar shumë larg”.
Fatjoni e ngacmon për marrëdhënien me Esidën, duke qenë se ajo i shkon shpesh pranë. Ai shprehet se Esidën e shikon thjesht si shoqe dhe nuk ka asnjë tërheqje tjetër ndaj saj. Enkelejdi sqaron Fatjonin se Esida i ka thënë se ai ngjan me një ish-të dashur që ka pasur, prandaj ajo rri me të.
“Unë kam pasur një të dashur që i ngjante shumë Violës, nëse do bëja ndonjë gjë me femrat që janë këtu, një do ishte ajo dhe e dyta kotelja tjetër (duke nënkuptuar Julianën)”, thotë Enkelejdi.
Më pas ai shkon në kuzhinë dhe fillon të bëj batuta me Valerin, duke vazhduar lojën e tyre. Esterina i ngacmon: “Këtu e latë për t’u dashuruar ju të dy”, kurse Enkelejdi ia kthen: “Dashuria është e verbër”.
Ata vazhdojnë shakatë, derisa Enkelejdi pyet Esterinën: “Do vish të flesh sonte me lalin”?, kurse ajo i thotë: “Nesër, se bëhet xheloz Valeri”.
Ajo i kërkon masazh nesër në mëngjes Enkelejdit dhe ai i thotë që do ta bëj sipas mënyrës time, duke shtuar se unë do ta bëj një herë, pastaj do vish të kërkosh vetë masazh.