Dita e
1851

Elona për veten: “Gjithmonë kam dhënë shumë në një lidhje”; “Kam vendosur të jetoj në Shqipëri”

elona-per-jeet-2.5.13

Midis Elonës dhe Rikes fillon një diskutim, ndërsa djemtë që janë afër tyre bëjnë shaka e qeshin me njëri-tjetrin.
Është Rikja ajo që e hap këtë bisedë mes vajzave, teksa janë duke folur për tatuazhet e Elonës dhe kuptimin që ata kanë. Rikja e pyet për domethënien e njërit prej tatuazheve, duke menduar se ka të bëjë me të ëmën. “Do të flasim kur të dalim”, i përgjigjet Elona, gjë që e bën Riken të tentojë edhe më tepër për ta pyetur. “Pse nuk ekziston dashuria për ty?”, e pyet Rikja, duke e shtyrë që t’i tregojë më tepër. “Sepse unë gjithmonë jap shumë në një lidhje. Mbase më shumë sesa duhet”, shprehet Elona.

Ndërsa Rikja e pyet se cila ka qenë lidhja më e gjatë që ajo ka pasur dhe se sa ka zgjatur, Elona refuzon të japë një përgjigje. “Do të flasim kur të dalim”, i thotë ajo.
Rikja mendon se pasi të dalin ato nuk mund të kenë mundësi as për t’u parë, por Elona ka shumë shpresë se ato do të takohen. “Por ti do të ikësh në Francë”, i thotë Rikja. Ndërsa Elona i tregon për planet e saj dhe për vendimin që ka marrë për të jetuar në Shqipëri. Ajo thotë se në Francë do të shkojë vetëm për të takuar familjarët.

Ndërsa djemtë afër tyre janë duke bërë shaka e duke qeshur me njëri-tjetrin.