Dita e
1851

Elona dhe Rikja flasin për Ilirin; Rikja: “Më mungon Iliri”;

rike-elona-per-ilirin-2

Ka ardhur momenti që banorët të hanë darkën. Ata kanë gatuar sipas dietës të përcaktuar në përputhje me sëmundjen e rreme që ato mbartin, pasi prova e diangozës së rreme vazhdon ende. Disa prej banorëve ndihen të pa kënaqur me ushqimet që hanë, pasi disa prej tyre nuk janë në shijen dhe guston e tyre. Duket që u mungojnë shumë pjatat e tyre të preferuara.

Teksa darkojnë, banorët bëjnë diskutime të ndryshme. Pasi mbarojnë darkën, Rikja nis të lajë enët pasi është rradha e saj për të bërë këtë proçes pune. Anaidi i thotë Elonës dhe Rikes se ndihet shumë mirë që kur ka filluar stërvitjen pasi e ndjen veten shumë në formë dhe kështu mirëmban edhe trupin. Elona thotë se të gjithë banorët duhet të bëjnë stërvitje pasi është një gjë shumë e mirë.

Rikja me Elonën ndodhen në dhomën e gjumit dhe po diksutojnë me njëra-tjetrën. Rikja i thotë Elonës se dje kur u transformuan si të moshuara nuk e njihte Elonën sepse dukej si person tjetër. Elona qesh shumë dhe vajzat përqafohen me njëra-tjetrën. Rikja shprehet se nuk po i pëlqen aspak distancimi me Ilirin, sepse i mungon marrëdhënia që kishin. Elona i përgjigjet që këtu e ka dhe mund ti flasë. Rikja i thotë se nuk e tha në kuptimin që e mori ajo, por thjesht ka nostalgji për momentet që kalonin të tre së bashku me Ilirin dhe asaj i pëlqente ajo lloj marrëdhënie. Ajo e pyet Elonën nëse e vret edhe atë kjo situatë që është krijuar. Elona i shpjegon Rikes se relatën që kishte ajo me Ilirin nuk e kishte siç e kishte Rikja me të, kështu që është normale që ajo ta ndjejë më shumë mungesën e tij.