Dita e
1608

Duke gatuar darkën

esi-dhe-vale-sqr-20.3Banorët vendosin të gatuajnë darkën. Duke patur një buxhet të reduktuar gjatë javës, mungesa e ushqimeve i ka bërë që herë pas here, të kenë edhe debate. Lidhur me buxhetin , Esida shprehet se ka tre javë që kërkon disa tableta që i përdor për tretjen e ushqimit, të cilat nuk i ka marrë, për shkak se asnjëherë nuk ka mjaftuar buxheti për t’i blerë. Ajo u thotë banorëve se këtë here, ajo duhet t’i porosisë patjetër.

Banorët e pranishëm, që kanë dëgjuar shqetësimin e saj , nisin t’i japin këshilla dhe sugjerime për të zëvendësuar tabletat e saj për tretjen, me ingredientë bimor. Arditi shkon në kuzhinë, për të ndihmuar Meridianin, i cili vazhdon të vuajë dënimin për larjen e enëve.

Ai i thotë Meridianit se ka ndjesinë që nesër do të futen banorë të rinj, duke e krahasuar me edicionet e kaluara. Meridiani nuk do të flasë për këtë temë dhe i përgjigjet se nuk e ka idenë, me qëllim që ta mbyllë aty atë bisedë.

Arditi vazhdon të gatuajë, duke mos folur më. Ndërkohë, Esida dhe Valeri mundohen të gjejnë një cep të shtëpisë, ku mund të bisedojnë të qetë. Valeri i tregon, se si ajo ka ndryshuar me ikjen e Eraldit, duke i kujtuar se ka qenë shumë më aktive kur ai ishte brenda shtëpisë. Esida mundohet të mbrojë veten, duke dashur t’i tregojë Valerit se ajo ka qenë e qëndrueshme. Më pas ata nisin të flasin, për grupet e krijuara brenda shtëpisë dhe parashikimet e tyre për nominimet e mundshme.