Dita e
1851

Diskutojnë idenë e Elonës për promovimin e stilizimit në Shqipëri; Shpendi: “Kjo ide kërkon guxim”

per-stilizmin-3.5.13

Banorët në kopsht janë duke diskutuar, duke marrë shkas nga një debat që është bërë mes Elonës e Anaidit gjatë pasdites së djeshme lidhur me veshjet dhe stilin e veshjeve i cili ndikohet e gjykohet nga mentaliteti shqiptar.

Shpendi sqaron arsyen se përse Elona e ka hapur atë diskutim dhe arsyen se përse Elona ndodhet në Big Brother. Sipas tij, Elona kërkon që të ndërgjegjësojë shqiptarët për të pasur secili një stil unik në veshje, pa u ndikuar nga paragjykimet që janë të pranishme në çdo moment e në çdo ambient. Ai mendon se qëllimi i Elonës nuk është që të hapë një biznes për të fituar sa më shumë lekë, por qëllimi i saj kërkon shumë guxim për t’i ndërgjegjësuar të gjithë e për të zhdukur mentalitetin që ekziston kudo në vendin tonë. “Elona nuk mund t’i diktojë askujt mënyrën se si duhet të vishet, por kërkon t’i ndërgjegjësojë që sipas mundësisë, secili të ketë veshjen e cila do t’i karakterizojë”, shpjegon Shpendi, mendimin e të cilit e përkrah edhe Elona, duke miratuar se fjalët e Shpendit tregojnë shumë mirë idenë dhe ëndrrën që kërkon ta realizojë ajo. Ai thotë se Anaidi e keqkuptoi dhe e shndërroi këtë diskutim në një tjetër, ku i përmendi Elonës faktin që ajo i ka gjykuar disa herë për lidhjen dhe marrëdhëniet intime mes Anaidit e Joanës në prezencë të banorëve të tjerë.
“Unë do të bëj diçka këtu, për këtë jam e sigurt”, shprehet Elona. Por ajo mendon se kontaktet dhe bashkëpunimi me stilistë të tjerë do të jetë pjesa më e vështirë për t’u promovuar në treg, pasi profesionalizmin e ka vetë në dorë.

Në bisedë marrin pjesë edhe Eldora e Iliri, të cilët e komplimentojnë Elonën për idenë që ka dhe të katërt diskutojnë për disa minuta për stilizimin në Shqipëri.