Dita e
1828

Dënimi vazhdon, Juliana lan Meridianin

juliana-lan-merin-19.3Juliana vazhdon të respektojë dënimin e Vëllait të Madh, për të larë të gjithë meshkujt e shtëpisë. Sonte radhën e larjes e ka Meridiani, prandaj ajo fillon të bëjë gati dushin dhe pret atë të vij.

Meridiani vjen dhe i thotë që t’i lajë vetëm kokën, kurse Juliana shprehet se do ta lajë komplet, sepse ashtu duhet. Juliana nis t’i lajë fillimisht kokën, ndërsa Meridiani mban të lidhur një peshqir të gjatë nga mezi e poshtë.

Në tualet vjen Fatjoni të bëj dush, kurse Rigelsi shikon skenën dhe qesh me të madhe. Juliana i fërkon trupin Meridianit, ndërsa Rigelsi e ngacmon: “Kujdes me cicat e këtij, se del qumësht”.

Ajo vazhdon me seriozitet provën, edhe pse laget vetë, kurse Rigelsi qesh dhe vazhdon me batutat e tij ndaj Meridianit: “Të la gruaja ore”. Meridiani e quan karagjoz, por Rigelsi vazhdon ta ngacmojë, për faktin se ai po lahet me peshqir.

Larja vazhdon deri tek këmbët, kurse Meridiani thotë për Julianën: “Tamam si Marigoja duket”. Juliana fërkon Meridianin, kurse ai fërkon Fatjonin, i cili lahet tek dushi ngjitur.

Rigelsi vazhdon të qesh gjatë gjithë kohës, duke u argëtuar me mënyrën sesi Juliana lan Meridianin. Ajo mbaron dushin dhe Meridiani i thotë të lumshin duart.

Nga ana e tij, Meridiani vazhdon të jetë i dënuar të mbajë veshur vetëm një palë rroba. Pasi i ka larë rrobat e trupi, Juliana e ndihmon duke ia tharë me tharëse, në mënyrë që t’i veshë sa më shpejt.
Meridiani rri nëpër shtëpi me robdishambër.