Dita e
1608

Debat i fortë mes Enkelejdit dhe Rigelsit

zenka-25.3Duket se një lojë mes Enkelejdit dhe Rigelsit, u kthye në një sherr të vërtetë. Banorët kishin dalë në oborr për të kërcyer. Enklelejdi futet në mes tyre, duke provokuar Rigelsin, i cili e shtyn me duar. Enkelejdi duke qeshur, e ngre peshë me duar dhe të dy rrëzohen më pas në dysheme. Te dy djemtë mundoheshin të mbanin njëri-tjetrin nën vete, derisa Enkelejdi vendos ta lëshojë. Rigelsi ngrihet, duke nisur të debatojë dhe duke i thënë se ajo që bëri nuk ishte një lojë, pasi i kaloi kufijtë. Enkelejdi justifikohet duke thënë se ai ishte duke luajtur dhe nuk kishte asgjë serioze.

Rigelsi vazhdon të debatojë më ashpër me të. Enkelejdi tërhiqet, duke i kërkuar falje dhe duke i shpjeguar edhe një herë, se ishte një lojë që e nisën të dy dhe e përfunduan të dy. Rigelsi, ende shumë i nervozuar, i kërkon të mos e prekë më me dorë, pasi do t’i kenë punët ndryshe pastaj. Enkelejdi e këshillon të mësojë të luajë, pasi ai merr shumë seriozisht të gjitha. Ata vazhdojnë të debatojnë dhe të sqarohen për atë që ndodhi. Nevila u qëndron pranë , duke u përpjekur t’i qetësojë.