Dita e
1851

Debat i fortë e batuta ironike mes Anaidit e Elonës

debatojne-2.5.13

Në dhomën e ndenjes ndodhet Anaidi, Joana, Elona dhe Rikja, të cilët vazhdojnë ende debatin e nisur ka disa minuta më parë, i cili filloi nga një provokim i Anaidit kundrejt Elonës. Ai i thotë Elonës se Rikja do të flejë me dy djem gjatë natës së sotme, duke pritur një reagim të sajin, të cilin mund t’ia përdorë kundër, duke qenë se ajo i ka përmendur disa herë atyre faktin që fjetën bashkë që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi. Përgjigjja e Elonës ishte shumë e qetë, por mjaftoi për të filluar një debat, ku i përmendin njëri-tjetrit gjithçka që nuk i pëlqen në lidhje me lojën.

Anaidi e Joana pozicionohen së bashku, ndërsa Elona i akuzon se me lojën e tyre arritën të nxjerrin jashtë Xhimin e Elenën. Ndërsa Anaidi i bën të qartë se ajo rastësisht është ende brenda shtëpisë së Big Brother dhe se qëllimi i saj është që të nominojë e të arrijë të nxjerrë jashtë Joanën. “Po kur të dalë Joana këtë javë, kë do të nominosh ti, mostra e shtëpisë së Big Brother?”, i thotë Anaidi. Ndërsa Elona ia kthen: “Atë punë e di unë, s’ke pse ta dish ti, Vëllai i Madh”.

Kështu, të dy vazhdojnë me batuta ironike kundrejt njëri-tjetrit, ndërsa herë pas here përfshihen edhe Joana e Iliri.
Ndërkohë, Anaidi kërkon që ta distancojë e ta me Riken, duke i thënë se ajo mundohet ta ndihmojë në lidhje me lojën e t’i dalë gjithmonë në krah, ndërsa Rikja e hodhi poshtë që te debati me Edberin si dhe sot, që do të flejë me djemtë, edhe pse Elonës nuk i pëlqen.

Ndërsa Elona u kujton lojën e ulët që janë duke bërë, Anaidi përfiton nga vajtja e Edberit afër e i thotë Elonës se e ka përdorur Edberin dhe e ka hedhur poshtë, pasi ia tha menjëherë Rikes në momentin që Edberi i tha që mendon se e pëlqen.
Anaidi e përdor këtë gjë për ta nxjerrë Edberin kundër Elonës, por kjo nuk i shpëton Ilirit, i cili i tregon se Anaidi nuk kishte pse ta thoshte këtë gjë pikërisht tani që erdhi Edberi dhe se kjo lojë që po mundohet të bëjë është shumë e pisët.
“Interesi yt është vetëm që t’i nxjerrësh të tjerët kot pa arsye”, i thotë Elona.

Diskutimi mes tyre vazhdon për disa minuta, ku banorët i kundërvihen njëri-tjetrit duke përdorur situata të ndodhura në shtëpi e për t’ia përdorur në këtë mënyrë për qëllime personale.