Dita e
1608

Bisedë me Fatjonin, Arditi: “Nuk bëj lojë me femrat, kam strategjinë time”

fatjon-ardit-26.3Arditi dhe Fatjoni bisedojnë gjatë në oborr, në lidhje me lojën. Fatjoni i tregon Arditit, se Valeri ka thënë që ai po u tregon shumë histori banorëve të rinj, të cilat ata akoma nuk i dinë, por Arditi betohet se nuk ka treguar asgjë, duke thënë se ai nuk i tregon kollaj gjërat e tij. Ai nuk e kuptonte përse Valeri nuk flet drejtpërdrejt me të, por shkon dhe fryn Fatjonin.

Arditi i tregon Fatjonit diskutimin që ka pasur sot me Valerin, duke thënë se ai nuk bën gjë tjetër vetëm lojëra, por mbase kështu e ka strategjinë e vet. Ai thotë se për çdo bisedë që bën me Valerin, thotë se i di të gjithë, madje e ka provokuar në disa raste. Arditi mendon se Valerit i ka hyrë frika, ndërsa Fatjoni vazhdon t’i tregojë atij bisedën që ka bërë me Valerin, për Arditin.
Arditi tregon ngacmimet e Valerit për banorët e rinj, teksa i është përgjigjur: “Lulet që çelin herët kalben herët, kurse lulja që çel pak nga pak zgjat më larg”.

Duke folur për lojën e tij, Arditi pranon se nuk duron dot faktin, kur të tjerët bëjnë si lojtar të fortë para tij, pasi i duket si përulje. “Atij që më bën si ma i forti, atij i vërsulem më shumë. Kam ndejtur një muaj në heshtje, siç ke ndjekur dhe ti, tani është radha jonë shoku, boll kam bërë llaka llaka”, i thotë Arditi, Fatjonit.

Arditi i tregon Fatjoni idetë e tij që ka për vazhdimësinë e lojës, duke pranuar se disa banorët i do në lojën e tij, duke thënë se nuk mund të shkojë i vetëm në finale. Arditi tregon se ka këshilluar ata persona që i do pranë. Arditi këshillon Fatjonin, se nëse do ta kuptojë lojën e tij se kë sulmon duhet t’i rrijë më pranë, pasi ai në çdo moment lëshon kunja personit që ka kundërshtar. “Ti me të qeshur me të ngjeshur”, i thotë Fatjoni duke qeshur.

Fatjoni e pyet se përse nuk është kapur asnjëherë me Meridianin. Arditi thotë se ai nuk i është vërsulur asnjëherë, madje tani ka filluar ta ngacmojnë vetë me kunja. “Kam tre ditë që po e gjuaj Meridianin me kunja dhe nuk reagon”, thotë Arditi.
Fatjoni tregon një bisedë me të, kurse Arditi thotë se Meridiani ka ndryshuar shumë nga java e parë, pasi është bërë pasiv. Ai shprehet se Zhaku ka tre ditë në shtëpi dhe i zuri vendin Meridianit. Të dy djemve nuk u duket çudi, nëse ai del nga shtëpia. Arditi i thotë Fatjonit se një person të afrohet kur ta ka frikën, ndërsa Fatjoni i tregon se Meridiani dhe Mikela i janë afruar shumë këtë javë.

Teksa flasin për Jonën, Arditi thotë: “Unë jam larguar pak nga Jona, se mund t’i shkaktoj probleme. Unë dua të ecë, me Jonën nuk eci dot se e kam xhan dhe nuk mund ta përdorë, por as Jonës nuk ia lejojë të më përdorë mua”.
Nga ana e tij, Fatjoni shprehet se kur rri me një njeri pranë, nuk është e thënë që po e përdor, duke përmendur faktin se ai vërtet rri me Matildën, por asnjëherë nuk bëjnë aleancë për nominimet. “Unë këtu brenda nuk përdor njeri dhe nuk më përdor njeri dot, nuk jam lëndë e lehtë, ta siguroj, pasi nuk ka shans as Valeri, as Meridiani të më përdorë”, thotë Fatjoni.

Fatjoni e pyet se çfarë mendon për banorët e rinj, teksa Arditi i thotë: “Vinë të më blejnë mua, u blej unë atyre”. Fatjoni vazhdon ta ngacmojë Arditin, duke i thënë se kjo është loja e tij, madje po të jetë i zoti mund t’i bëjë vajzat e reja të vinë ta puthin çdo dite tek krevati.
Arditi qesh dhe shprehet se thjesht po i blen çfarë mendojnë, por nuk po bën asnjë lojë me vajzat e reja, që kanë hyrë në shtëpi. “Nuk jam duke bërë asnjë lojë me femrat, dua të gjej çiftin. Kam ardhur vetëm dhe do iki vetëm”, thotë Arditi.

Më pas dy djemtë fillojnë të flasin për banorët e rinj, fillimisht për Zhakun, pasi Arditi mendon se ai është i infiltruar në shtëpi, ndërsa Fatjoni thotë se nuk e llogarit fare si kundërshtar. Arditi e krahason Zhakun me Meridianin, duke thënë se në fillim kanë bërë të njëjtën lojë, teksa tregon se i ka thënë Zhakut se këtu jemi të gjithë kundërshtarë dhe do ta nxjerrë jashtë nga shtëpia.

Katerina vjen pranë djemve dhe ata fillojnë ta ngacmojnë, duke i thënë se ajo nuk ka simpati për ta.