Dita e
1851

Bertina: Nuk e njoh as Gentën e BB e as të dashurin e saj

bertina-1

Bertina Mehmeti, e cila u bë e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në edicionin e tretë të “Big Brother Albania”, ka përgënjeshtruar thashethemet që e thoshin se ajo është përpjekur që t’ia rrëmbejë të dashurin pjesëmarrëses në edicionin e pestë të këtij spektakli, Genta Gjalpi.

“Po, kështu pretendohet në atë shkrim, që unë jam shoqe e Gentës së “BB” dhe që kemi dalë bashkë e që unë paskam ngelur për të dashurit e saj (qesh). Për më tepër që as jemi takuar ndonjëherë deri më sot”, ka shpjeguar Bertina përPanorama.

Sa u përket spekulimeve të shumta për lidhjet e saj, ajo ka thënë se tashmë nuk shqetësohet nga ato që shkruajnë mediat për të.

“Shpesh aludohet, shpesh pyetet, shpesh përflitet, por tashmë këto janë bërë pjesë e të përditshmes dhe diçka krejt normale. Të qenët person publik e ka këtë pjesë në çdo moment dhe çdo hap të jetës, për aq kohë sa figura jote shfaq interes dhe ngacmon kuriozitet në publik. Prandaj tashmë e kam kuptuar funksionimin e kësaj dukurie dhe madje kam fituar imunitet ndaj saj, thjesht u jap rëndësi gjërave që kanë vlerë dhe ato çka i japin tamam kuptim jetës sime. E në këtë kontekst, do të thosha që ‘aludimet’ le të mbeten aludime, pikëpyetjet le t’u shërbejnë kureshtarëve. E rëndësishme është që jeta ime po shkon më së miri dhe në atë drejtim, ku vërtet vite më parë kam dashur ta shoh”, ka shtuar Bertina.