Dita e
1756

BB6- Ikën Rikja dhe Eldora , finalistët Anaidi, Elona, Shpendi dhe Iliri

79228_1Spektakli të shtunën nisi si përherë me prezantimin e Arbana Osmanit, e cila lançoi për publikun se gjatë mbrëmjes do të kishte eleminim të dyfishtë dhe në finalen e madhe të 1 qershorit do të shkonin vetëm katër prej gjashtë banorëve të cilët mbërritën deri në gjysmëfinale.Arbana gjithashtu bëri të ditur për banorët se gjatë mbrëmjes do të zbuloheshin se kush i kishte gjetur sekretet, por edhe sa lekë kanë fituar ata nga kjo lojë.

Ndërsa prova e javës për banorët ka qenë  në vend të tjetrit” ku atyre u është dashur të shtiren si njëri-tjetri brenda shtëpisë. Kështu Iliri dhe Anaidi, duhet të ishin në vend të Rikes dhe Elonës, Shpendi si Eldora, Elona si Iliri dhe Rikja si Anaidi.Kjo provë ka qenë plot batuta dhe situata gazmore mes banorëve. Një moment tjetër i spektaklit ishte shfaqja e sekreteve që banorët i kishin gjetur njëri-tjetrit.
Anaidi, i cili ka zbuluar sekretin e Elonës, e cila ishte vajza që ushtronte sportin Tuakendos.
Sekreti i dytë që djali nga Tirana ka zbuluar ka qenë misioni i Arsimit për të çuar në nominim të përhershëm Anaidin. Ai po ashtu ka gjetur edhe sekretin e Elenës, e cila ka pirë cigare që në moshë të vogël për arsye shëndetsore. Më pas u shfaqën për banorët sekretet që ka zbuluar Iliri gjatë lojës. Ka qenë pikërisht Iliri që ka gjetur sekretin e Shpendit, i cili prej 13 muajsh nuk fliste me babanë.

Më pas ai ka zbuluar edhe sekretin e Oltës e cila ishte vegjetariane.
Po kështu Elena, ka qenë ajo që ka zbuluar sekretin e Eldorës, vajza e cila është me talasemi.
Shumë nga banorët të cilët kanë gjetur sekretet dhe kanë fituar lekët, I kanë humbur ato gjatë gabimeve që kanë bërë gjatë dyshimeve për sekretet e tjera.

Surpriza e Rikes dhe Anaidit

Rikja që nga koha e hyrjes në shtëpinë e Big Brother ka pasur dyshime për të dashurin që ka lënë jashtë, pasi ai nuk donte që vajza bukuroshe të hynte në këtë shou.
Për Riken ishte programuar një surprizë. Në dhomën e surprizave ajo pati një mundësi nga Vëllai i Madh për të folur në telefon me të dashurin në Itali, por ai nuk iu përgjigj telefonatave. Më pas ishte Iliri ai që mori një letër dhe ia çoi Rikes.
Përpara se ajo të lexonte letrën në ekran u shfaq një letër nga i dashuri, i cili i tregonte se e donte dhe e mbështeste në lojën e saj dhe se priste jashtë.
Ndërsa për Anaidin produksioni kishte rezervuar një surprizë speciale.
Publiku u njoh me rrëfimin pasionant të djalit të ri për motorrin dhe adrenalinën që i jep ky mjet.

surpriza-motorriPër ta kompletuar suprizën në shtëpi kishin hyrë edhe dy njerëz të rëndësishëm për të, vëllai i tij Igli dhe vajza e dajës, Iva me misionin për të prishur motorrin e Anaidit, por gjithçka ishte një shaka.  Familja kishte vendosur që ti blinte Anaidit një motorr të ri.
Pas sqarimit të letrës që Elona shkroi për Riken, duke i komunikuar diçka shumë personale, u komunikua edhe emri i të eleminuarit të parë.
Ishte pikërisht Rikja ajo që la shtëpinë e Big Brother me anë të votimit të publikut.
Në studio Rikja foli edhe për raportin me Elonën për të cilin tha se është një miqësi e vërtetë, sepse historia e jetës së tyre është e ngjashme. Ndjenja që ne kemi për njëra-tjetrën është thjesht një miqësi e madhe, tha ajo. Ndërsa gjatë televotimit publiku zgjodhi katër emrat që dëshironte në finale. Finalisti i parë që kaloi sfidën e televotimit ishtë Shpendi, djali nga Kosova, finalisti i dytë që kaloi në javën e fundit të Big Brother ishte Elona, finalisti i tretë që kaloi ishte Anaidi dhe i fundit që shkoi në finale ishte Iliri.
Banori që u largua ishte Eldora, duke humbur kështu emocionet e natës së madhe finale dhe mundësinë për të fituar çmimin e madh.