Dita e
1794

Banorët kundër Enkelejdit, Valeri e mbron: “Është i veçantë”

valer-matilda-x-enkelejdin-Banorët janë mbledhur të gjithë në sallon. Ata hedhin ide dhe mendime, në lidhje me personazhin misterioz që ka emrin të shkruar në shtëpi. Meridiani fillon të ngacmojë Matildën, për partnerin e saj Enkelejdin, sepse ai fle shumë gjumë.
Nuk është hera e parë që Matilda flet keq për Enkelejdin, duke thënë që ata nuk shkojnë fare si çift. Ajo thotë që Enkelejdi është si femër, pasi ka më shumë kremra se ajo, duke treguar me shaka dhe një bisedë me të për plakjen e lëkurës.

Valerit nuk i pëlqen kjo bisedë e Matildës dhe ndërhyn për të mbrojtur Enkelejdin, duke qenë se ata janë shumë shok bashkë. Ai i kërkon Matildës që mos të flasë keq për Enekelejdin kur ai nuk është prezent, por ajo nuk pranon që po e shante dhe thotë që nuk ka frikë t’ia thotë të gjitha në sy.
Jona del në mbrojtje të Matildës, ndërkohë që Valeri këmbëngul, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe që Enkelejdi kujdeset për veten.

Në bisedë ndërhyjnë Arditi dhe Fatjoni, të cilët ashtu si edhe Matilda nuk ndajnë mendim shumë të mirë për Enkelejdin. Fatjoni tregon disa situata dhe sjellje që nuk pëlqen nga ai, ndërsa Valeri vazhdon ta mbrojë, duke kërkuar nga banorët që të mos ta keqkuptojnë Enkelejdin.

Arditi shprehet se Enkelejdin e ka simpatizuar që ditën e parë, por ata të dy nuk kuptohen, janë si nata me ditën. Valeri shprehet se Enkelejdi është unik dhe shumë person i veçantë dhe kërkon nga banorët që mos bëjnë etiketime, apo paragjykime ndaj tij.