Dita e
1669

Banorët komente për sherrin; Rigelsi dhe Enkelejdi pajtohen

pajtohen-26.3Sherri mes Rigelsit dhe Enkelejdit, i nisur fillimisht si lojë, ka ngjallur reagime të forta tek banorët, të cilën pyesin të dy protagonistët, në përpjekje për të kuptuar se çfarë ndodhi mes tyre.
Pasi i kanë ndarë në dy ambiente të ndryshme të shtëpisë, banorët i këshillojnë të dy që të kenë kujdes me lojërat që bëjnë me njëri-tjetrin, pasi shpeshherë i kalojnë kufijtë. Ata mendojnë se të dy kanë faj, pasi nuk kuptuan njëri-tjetrin.

Rigelsi në dhomën e gjumit u tregon banorëve zënkën dhe fajëson Enkelejdin, pasi ai nuk ka dëshirë të kapet me duar. Nevila, Matilda dhe Jona i thonë se ti e vazhdove zënkën, pasi doje të tregoje forcën tënde.

Rigelsi shpjegon se unë nuk doja ta godisje, pasi ishte thjesht një mundje, duke thënë se Enkeledji e teproi me të, ndërsa banorët i kthehen dhe i thonë se ishte Rigelsi që e teproi. Nevila i thotë atij, se duhet ta kishte ndaluar lojën, ndërsa Rigelsi vazhdon tek e tij, duke thënë se Enkelejdi po luante me agresivitet.
Nevila i mbush mendjen se Enkelejdi po bënte shaka, kurse ai i merr shumë seriozisht lojërat, ndërsa Rigelsi justifikohet sërish, duke thënë se ai nuk e ngacmoi Enkelejdin, por ndodhi e kundërta.

Ndërsa në dhomën e ndenjies, banorët i tjerë flasin me Enkelejdin. Meridiani i thotë atij se nuk keni pse bëni kështu lojëra si kalamaj, pasi janë vrarë të dy, kurse Enkelejdi shprehet se nuk është hera e parë që Rigelsi e tepron me lojërat që bën.

Donaldi i thotë se kur e dinte që Rigelsi e tepron mos ta ngacmonte, por ta linte, kurse Enkelejdi sqarohet duke thënë se nuk kishte si qëllim të kalonte zënka në seriozisht. Katerina është e mendimit se Enkelejdi e dinte që Rigelsi kishte probleme me veshkat dhe duhet të ishin kapur më butë, jo aq sa të shtriheshin në tokë.

Meridiani mbron Rigelsin, kurse Valeri dhe disa banorë mbrojnë Enkelejdin. Banorët janë të gjithë të mendimit se të dy janë fajtorë, pasi donin të tregonin forcën e tyre.

Më pas Rigelsi dhe Enkelejdi dalin nga dhoma e rrëfimit dhe përqafohen, duke u thënë banorëve se gjithçka ishte një lojë dhe u kërkojnë falje.