Dita e
1851

Arditi: “S’i besoj askujt; O sot o nesër do të shpërthej”; Valeri e këshillon

do-shperthej-6.3.Pasi përfundojnë mëngjesin, banorët dalin sërish në kopsht dhe qëndrojnë afër njëri-tjetrit duke biseduar, teksa shijojnë rrezet e diellit.
Një bisedë fillon mes Arditi dhe Valerit lidhur me ngjarjet në shtëpi dhe lojën që po mundohen të bëjnë banorët.
Valerit i pëlqen atmosfera e krijuar mes tyre dhe shpreh dëshirën që marrëdhëniet mes banorëve të jenë gjithmonë kështu. Ndërsa Arditi mendon se secili prej tyre është duke bërë lojën e tij dhe se nuk mund t’i besojë askujt veç vetes. Mendimin e tij e mbështet deri diku edhe Valeri, i cili mendon se secili duhet të jetë vigjilent.

Ata fillojnë të flasin duke përdorur kode, teksa kanë parasysh dy nga banorët. Arditi mendon se njëri prej tyre është bërë hija e tjetrit, por ai vetë nuk mund të bëhej kurrë viktimë e dikujt tjetër. “Unë o sot o nesër do të shpërthej”, shprehet Arditi, duke thënë se i vjen keq për njërin prej banorëve që po përdoret nga tjetri. Ndërsa Valeri e këshillon që të gjejë qetësinë e vet dhe të mos merret me pjesën tjetër. “A duan lojë këta? Lojën ia bëj unë”, shprehet Arditi. Ndërsa Valeri i thotë se ai është duke u dukur mjaftueshëm në sy të publikut dhe s’ka nevojë të bëjë më shumë se kaq. “Kur të të vendoset gishti, atëherë reago”, e këshillon Valeri.

Më pas banorët flasin për indikacionet qe i janë dhënë për provën javore, lidhur me gjetjen e emrit të personazhit misterioz.