Dita e
1794

Arditi: “Fatjonit i pëlqen loja e Matildës dhe Xhulit”; Jona-Viola i bëjnë masazh

viola-jona-masazh-ardiit-13Jona dhe Arditi ndodhen në dhomën e gjumit, duke biseduar për famën që mund të kenë fituar në publik. Arditi thotë se hyrja në Big Brother ka qenë gjëja më e veçantë, që ka bërë ndonjëherë në jetë.
Ai shprehet se shpeshherë harron që është futur aty, pasi i duket sikur është në shtëpinë e tij.

Ata flasin për marrëdhënien e Julianës dhe Matildës me Fatjonin. Arditi shprehet se ka këshilluar Julianën të ketë kujdes, pasi po bën lojë të gabuar, ndërsa ajo i ka thënë se kjo është lojë e saj dhe e bën si të dojë.
Arditi i ka thënë Julianës, se nuk e di se çfarë ndjen ti, apo Matilda për Fatjonin, por ju po e ngrini shumë atë në lojë dhe po ulni veten tuaj.

Jona shprehet se Julianës, nuk i lexohet abetarja, pasi herë bëhet me nerva, pastaj harron dhe qesh. Arditi është i mendimit se Fatjoni po bën lojë, por i pëlqen situata që është krijuar mes dy vajzave, pasi si Matilda, si Juliana i shkojnë atij nga mbrapa.
Arditi i kërkon Jonës ta kuptojë marrëdhënien e tij me Julianën, duke i përsëritur sërish se të dyja i ka në zemër.

Më pas, Arditi tregon se është mërzitur me Violën, pasi ajo ka refuzuar në mënyrë kategorike t’i bëj masazh, si detyrim nga Vëllai i Madh, për humbjen në lojën me filma. Atë e ka mërzitur më shumë mënyra sesi Violeta ka kundërshtuar t’i bëj masazh, pasi shprehet se e dinte që ajo nuk do pranonte. Arditi shprehet se Violeta i është neveritur shumë si femër, ndërsa Jona i thotë të mos flasë aq keq, pasi ajo nuk i ka bërë gjë.

Jona dhe Arditi vazhdojnë bisedojnë me njëri-tjetrin. Arditi flet për ish-të dashurën e tij që ka qenë i lidhur 1 vit e gjysmë, por ka kaluar shumë keq, pasi ajo ishte shumë xheloze dhe e fiksuar pas tij.
Ai tregon situata që ka kaluar me të, duke përmendur edhe faktin se një herë ajo ka tentuar të vrasë veten dhe ka përfunduar në spital. Atë e ka stresuar shumë kjo lidhje, pasi ajo e ka ndarë nga shoqëria, aq shumë xheloze ka qenë, duke thënë se kur është ndarë është ndjerë sikur është ringjallur.

Papritur në dhomë vjen Violeta, e cila fillon ti bëj masazh Arditit me bluzë veshur, duke zbatuar kështu dënimin e saj. Ai i thotë se një minutë dua, por nuk ka pse ia bën me bluzë.
Jona ndërhyn dhe i thotë se nuk ka pse ia bën masazhin sipër bluzës, pasi ajo është një vajzë me mendje të hapur. Ajo e këshillon Violën, të mos mendojë se duket keq jashtë, pasi po i bën masazh si dënim, duke i kujtuar se edhe familjarët e saj i kanë thënë të mos u afrohet meshkujve.
Jona e mëson t’i bëj masazh me këmbë dhe hipën sipër Arditit, duke e shtypur me këmbë. Violeta qesh dhe i vazhdon t’i bëj Arditi masazh me duar. Jona tregon që i ka bërë Rigelsit masazh me grushte, gati 30 sekonda, duke thënë: “Aq boll e ka, ku merr vesh ai”.

Ndërsa në dhomën tjetër të gjumit, Juliana i bën masazh Eraldit, pasi Violeta nuk ka pranuar t’ia bëj ajo.