Dita e
1851

Arditi: “Enkelejdi ka probleme”

ardit-x-enkelejdin-19.3Juliana vazhdon të thajë rrobat e Meridianit në tualet, ndërsa Fatjoni rruhet. Matilda i shikon nga salloni dhe shkon aty, por kur kalon pranë tyre thjesht kollitet dhe nuk u flet.

Ndërkohë që Jona dhe Arditi bisedojnë në dhomën e gjumit. Jona i thotë atij se ka një arsye që është mërzitur pak, por kur të jetë e sigurt do flasë me të. Arditi këmbëngul të dijë më shumë, por ajo nuk flet.

Më pas ata flasin për Enkelejdin, për faktin që ai ka ngacmuar Julianën, në mënyrë jo të hijshme. Jona është shumë e çuditur, duke thënë: “E më thoni mua ju, se i them pervers”.
Arditi mendon se Enkelejdi ka probleme si karakter, duke përmendur fakti se ai ka thënë që për pushime shkon vetëm. Jona mendon se ai shkon vetëm pikërisht për të njohur femra, kurse Arditi thotë se nuk njihen femrat për një javë.

Duke marrë shkak nga biseda, Arditi fillon t’i tregojë Jonës histori me disa femra, apo tranvestitë që ka njohur, kur ka jetuar në Greqi. Nevila vjen pranë tyre dhe i bashkohet bisedës.

Ndërsa Matilda bisedon në oborr me Julianën dhe i tregon histori nga puna e saj si parukiere. Ajo tregon se bashkë me dy shoqet e saj, ka hapur një parukeri në qytetin e Treviso-s në Itali.