Dita e
1794

Arditi e këshillon, Juliana: “Nuk më manipulon askush”

arditi-keshilla-julit-19.3Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë flenë gjumë, Nevila, Juliana dhe Arditi vazhdojnë të diskutojnë për mënyrën sesi po luajnë banorët në shtëpinë e Big Brother.
Arditi komplimenton Nevilën, duke i thënë se ajo po bën lojën më individuale se të gjithë banorët e tjerë, pasi ajo vërtet është në çift me Valerin, por nuk ndërhyn kur ai debaton.

Duke marrë shkas nga biseda, Arditi këshillon Julianën që të mos ndërhyjë në debatet që bëjnë banorët e tjerë, por vetëm në ato që cenojnë atë. Ai i thotë se nuk ka pse hyn në debat nëpërmjet Valerit, kurse Juliana shprehet se e ngre zërin sa herë që nuk i pëlqen një situatë.
Ajo siguron Arditin se nuk ka shanse ta manipulojë askush në shtëpi, pasi ajo po bën lojën e saj dhe shprehet se ka ardhur në shtëpi të kundërshtojë ata që nuk i pëlqejnë dhe jo të rri kot.

Arditi i thotë se ajo mendon gabim, pasi kur ndërhyn në debatet e të tjerëve banorët mendojnë që është në grup me të. Ai rrëfen se ka pasur shumë raste që ka dashur të ndërhyjë nëpër debate, por ashtu si Nevila ka ruajtur qetësinë. Nevila e komplimenton Julianën, për mënyrën sesi ka reaguar deri tani.

Arditi është i mendimit se ata duhet edhe të argëtohen me njëri-tjetrin, pasi kanë stresuar banorët brenda dhe publikun jashtë, duke u zënë për çokokremin dhe thotë se ka kohë plot për të bërë debate.

Arditi i shpjegon Julianës se çdo gjë që i thotë e ka për të mirën e saj dhe nuk i ka asgjë më te keq. Juliana shprehet se e kupton shumë mirë këtë pjesë, por e sqaron duke i thënë që është futur vetëm në ato debate që i takojnë.