Dita e
1756

A e ka vetë në dorë njeriu fatin e tij?

fati-20.3Tema e radhës ishte e ‘Big Story’ është : ‘A e ka vetë ne dorë njeriu fatin e tij’? E para që merr fjalën është Esterina , e cila shprehet se ka dy koncepte të ndryshme në lidhje me fatin. E para, është ana fetare, sipas së cilës fati i njeriut paracaktohet, dhe nga tjetër, ajo është e mendimit se ka gjëra në jetë, të cilat njerëzit i vendosin vetë, pasi kanë të drejtën e zgjedhjes.

Matilda e lidh mendimin e saj për fatin, vetëm me Fatjonin, duke u shprehur se ndihet shumë me fat që ka gjetur një burrë si Fatjoni. Arditi nga ana tjetër shprehet , se çdo njeri ka një fat të paracaktuar, por është në dorën e tij nëse do të kuptojë shenjat që i jepen në jetë, për të shkuar drejt fatit të tij apo e humbet fatin rrugës. Radha i kalon Rigelsit, i cili ka vështirësi për ta çuar mendimin e tij deri në fund, pasi Matilda nuk e lejon, duke e ndërprerë vazhdimisht, dhe ai nuk arrin ta shprehë mendimin e tij.

Fjalën e merr Valeri, duke iu drejtuar Matildës. Sipas tij, ajo lidhi çdo opinion të sajin me Fatjonin dhe kjo la të kuptohet se ajo po i paraprin një rreziku ndarjeje me Fatjonin. Matilda reagon e habitur duke e kundërshtuar kategorikisht dhe duke e këshilluar të mos bëhet kurioz për jetën e saj private.

I fundit që dha mendim e tij, lidhur me temën ishte Enkelejdi, i cili u shpreh se fati i njeriut është në dorën e tyre, për ta ndryshuar ose jo. E rëndësishme është sa pasion dhe fuqi i japin dëshirave që kanë dhe duan të realizojnë.