Dita e
615

Thashetheme për Joanën dhe Anaidin

Thshth-x-Joanen-dhe-AnaidinIliri, Xhimi dhe Olta janë ulur në dhomën e ndenjes dhe po bisedojnë rreth Anaidit dhe Joanës. Ilirit nuk i pëlqeu mënyra se si Anaidi me Joanën erdhën dhe hynë në mes të bisedës kur ata ishin duke biseduar mbi një gjë të tyren. Ai e përshkruan, fillimisht erdhi Anaidi i cili merr karrigen dhe ulet në mes, më pas vjen Joana dhe ndryshojnë edhe temën e bisedës, duke ja lënë përgjysë atë që kishin filluar. Sipas Xhimit, kjo pjesë e Anaidit ishte për të treguar se kush drejton në shtëpi. Ata komentojnë edhe Marselinin i cili i kishte thënë banorëve “spiuna”.
Iliri me Xhimin bëjnë humor dhe ironi edhe me Joanën e cila gjatë bisedës kishte thënë që ajo jep për bamirësi. Iliri është i mendimit se ajo kërkon të bëhet qëndra e vëmendjes.
Ata ironizojnë Joanën duke thënë se çfarë do bëjnë kur të iki ajo. Ndërsa Xhimi pyet : Pse nuk ka më gjë për të dhënë ajo?
Olta nga ana tjetër u tregon banorëve momentet e gërricjeve dhe konflikteve që ka patur me Joanën.