Dita e
579

Prova Javore: Sekreti Nr.8 Faza-1

Prova-e-javes-Faza-1Ka ardhur momenti që banorët të zbulojnë sekretin e rradhës, sekretin numër 8. Udhëzimet që do tu japë Big Brother në lidhje me sekretin do të zhvillohen në formën e një prove. Secilit prej banorëve do tu vihet në dispozicion disa CD. Secili nga banorët duhet të plotësojë CD-të në mënyrë individuale. Këto CD do ti plotësojnë me këngë të cilave jua dinë tekstin. Banorët duhet të shkruajnë titujt e çdo kënge përfshirë këtu shqiptare, të huaja, popullore ose fëmijësh.

Banorët duhet të jenë të saktë dhe të vëmendshëm në përzgjedhjen e këngëve, ato duhet të jenë të njohura prej banorëve.
Më pas Big Brother do të marrë albumet dhe do zgjedhë nga secili album për secilin banor 6 këngë, këngë të cilat do ti këndojnë në Fazën 2 të provës e cila do të zhvillohet në formën e Jukebox (Xhuboksi) Njerëzor.
Prova është individuale. Secili duhet ta mbajë të fshehtë zbulimin e indikacionit. Ai që mendon se e ka zbuluar indikacioin, duhet ta tregojë atë vetëm tek dhoma e rrëfimit. Detyra e banorëve është të gjejnë llojin e sekretit dh banorin që i përket ai.